E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina, e dyta në botë

Kina ia ka kaluar Japonisë, duke u bërë vendi me ekonominë e dytë më të madhe në botë, që është fryt i rritjes së shpejtë gjatë tri dekadave, duke i nxjerrë qindra milionë njerëz nga varfëria.

Varësisht se sa shpejt rriten normat e saj të këmbimit, Kina është në drejtimin e duhur të kalojë SHBA-në dhe të bëhet superfuqi ekonomike rreth vitit 2025, sipas parashikimeve të Bankës Botërore, Goldman Sachs dhe të tjerëve.

“Kina, në fakt, tashmë është ekonomia e dytë më e madhe në botë”, ka deklaruar për Reuters, shefi kinez i rregullatorit të monedhave, Yi Gang.

Kina ishte afër ta kalonte Japoninë në vitin 2009. Për këtë, njoftimi i sotëm nga një zyrtar i lartë kinez tashmë nuk është më një befasi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›