E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Gjermani hapet banka e parë për myslimanët

Në shtetet islamike është e zakonshme që bankat të zhvillojnë biznes pa kamata. Me termin “bankat islame” nënkuptohen bizneset bankare, që përcaktohen sipas ligjit islamik.

Në Paris dhe Londër tashmë janë krijuar kornizat për etablimin e bankave islame, ndërsa në Gjermani, në qytetin Manheim, tashmë ka filluar punën “Banka Kuvajto-turke”.

Kamatat janë të ndaluara, ndërsa spekulimet janë një temë tabu.

Për dallim nga biznesi konvencional bankar, në Gjermani filloi punën banka e parë për myslimanë, bazuar në rregullat e islamit.

Banka në Manheim nuk bën biznes sipas parimit të kamatës, por duke u bazuar në pjesëmarrje në financimin e ndërmarrjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›