Tottenham nuk shet në janar

Menaxheri i Tottenham Hotspurit, Harry Redknapp ka përjashtuar mundësinë e shitjes së disa prej futbollistëve gjatë afatit kalimtar të janarit.
Vedran Corluka, Sebastian Bassong dhe Roman Pavlyuchenko spekulohen me largim nga White Hart Lane, por Redknapp ka insistuar se klubi nuk planifikon të shesë gjatë janarit.
“Nuk do të shesim asnjë nga futbollistët tanë më të mirë. Nëse do të bëjmë diçka atëherë do të shtojmë ekipin, nuk do ta dobësojmë atë. Ky është mesazhi im dhe i kryetarit”, deklaroi Redknapp për mediet angleze të shtunën.