Ne Gjermani ka mungese prifterinjsh edhe te protestantet

Krejt e ndryshme ishte situata ne vitet 1980 dhe 1990 ne kishen protestante. Kush studionte teologji rrezikonte te mbetej pa pune sepse kishte me shume te diplomuar se sa famulli. Por kjo po ndryshon tani. Nderkohe ne shume lande edhe ne 22 kishat protestante rajonale ne Gjermani mungojne prifterinjte. Edhe pse ndryshe nga katoliket grate shugurohen dhe nuk pengohen nga celibati i detyrueshem. Ne kishen protestante ekziston frika nga famullite bosh. Kishat ne Oldenburg Berlin-Brandenburg Gjermanine e Mesme Braunschweig dhe Hessen dhe Nassau do te humbasin ne 20 vitet e ardhshem rreth tre te katertat e pastoreve te tyre. Vecanerisht dramatike eshte situata ne kishen e Oldenburgut. Sipas nje raporti intern te vitit 2018 nuk do te jete me e mundur te plotesohen te gjitha vendet e lira.
Puna e famullitarit nuk eshte me terheqese
Bildunterschrift Peshkopja Ilse Junkermann nga Erfurti
Por jo vetem ne Oldenburg eshte keshtu. Edhe ne rajone te tjera te Gjermanise nje prifti sot i duhet te mbuloje dhjete deri ne 15 qendra predikimi ose te kujdeset per me shume se 3.000 besimtare. Per mungesen jane pergjegjes disa faktore renia e pergjithshme e popullsise vala e daljeve ne pension nga viti 2015 pension brenda kishes protestante dhe mungesa e prifterinjve te rinj. Oret e parregullta te punes pagesa mesatare stresi shume i madh. Puna e famullitarit per shume studente te teologjise nuk eshte terheqese. Pastori Hartmut Lubben i cili perpiqet te terheqe pastore te rinj ne kishen e Oldenburgut e di qe ka nje mision te veshtire Ka mungese njerezish qe ndjejne ne vete nevojen per te bere kete rruge ne jeten e tyre. Ndoshta ne duhet te shkojme ne drejtim te kundert dhe ta bejme te qarte serish se puna ne famulli nuk eshte aq shume profesion sa nje thirrje e brendshme. Ndonjehere une flas ne kete pike per Erosin teologjik te profesionit te pastorit. Ai ekziston dhe pa te ky profesion nuk ushtrohet dot.
Kishat kerkojne prifterinj nga i gjithe vendi
Bildunterschrift Kisha protestante e shen Georgit ne Eisenach Turingi
Se bashku me kishat e tjera protestante Oldenburg merr masa dhe kerkon kandidate ne mbare vendin. Ajo qe ne shikim te pare duket si nje gje e natyrshme nuk perben rregullin ne mesin e 22 kishave protestante. Ende eshte tradite qe kishat e vendit preferojne femijet e vendit te tyre. Por pervec Oldenburg-ut tani edhe kisha evangjeliste e Hessenit dhe Nassaut si dhe ajo e Gjermanise qendrore kerkojne pastore ne mbare Gjermanine.
Te studentet e teologjise lajmi eshte perhapur tashme. Edhe pse vetem 5000 nga 14 000 studentet e teologjise ndjejne ne vete deshiren per tu bere pastore. Por edhe ne mesin e ketyre vetem 2400 kandidate jane regjistruar ne listen e kishes se nje landi duke vendosur qe te sherbejne ne nje rajon te caktuar. Pastor Lubben Hartmut e di pse Ata qe studiojne teologji e dine se kishat e landeve kane veshtiresi me personel dhe keshtu nuk ekziston me domodosheria per te vendosur si rregull per kishen lokale.
Me shume konkurrence me shume efikasitet dhe kurajo per te reformuar - kerkoi kryesia e kishes protestante ne 2006 ne dokumentin e saj strategjik Kisha e Lirise. Qe atehere u sugjerua qe pastoret duhet te kerkojne pune pertej kufijve te landit. Edhe tendenca numerike u parashikua Nga 20 000 pastore qe ka tani ne vitin 2030 do te kete rreth 13 000.
Nderkohe problemi ka mberritur edhe ne Kishen Evangjeliste ne Renani. Per nje kohe te gjate ketu pergatiteshin me shume pastore nga ckishte vende pune. Pastori Martin Heimbucher nga Sankt Augustin prane Bonit po e provon vete. Pas 15 vjetesh sherbimi ketu ai deshiron te shkoje ne Zvicer. Por kerkimi i nje pasardhesi rezulton i veshtire Ajo qe ne shohim qarte eshte se ne te gjithe procesin punesimeve ne famulli numri i aplikimeve eshte ne renie. Kur une jam zgjedhur ketu para 15 vjetesh kam degjuar me pas se 77 vete kishin aplikuar per kete vend pune. Kur themi sot se jane shume atehere mund te flasim per dymbedhjete deri 15 aplikime.
Pastoret gjermane te kerkuar ne Zvicer
Bildunterschrift Kishes i mungon brezi i ri
Ne vendbanimin e ri te Heimbucherit ne Zvicer ka mungese akute prifterinjsh. Shume vende mbeten per vite me rradhe bosh dhe prifterinjte ne pension duhet te vazhdojne te sherbejne ne bashkesine e tyre. Pastoret gjermane jane shume te kerkuar ne kantonin Graubnden ata punojne ne rreth 52 per qind te famullive. Te ardhurat jane te shkelqyera Prifterinjte ne Zvicer fitojne deri ne 80 per qind me shume se koleget e tyre ne Gjermani.
Sidomos kishat me te varfra rajonale gjermane kane frike se motrat e tyre te pasura nga jugu mund tua marrin ne te ardhmen kandidatet. Prifterinje nga veriu apo lindja mund te shkonin ne vende ku kushtet e punes dhe paga jane me te mira. Pastori Martin Michael i kishes Evangjeliste ne Gjermanine Qendrore eshte kryetar i shoqates se famullive te Thuringise. Ai thote ate qe shume e mendojne Per dhjete vjet problemiatika nuk do te jete ajo qe ne nuk kemi para te mjaftueshme per te paguar pastoret por qe ne do te kemi shume pak prifterinj per tu dhene parate qe jane.
Autor Astrid Prange/Angjelina Verbica
Redaktoi E. Xhani