E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions pritet me ankth sfida Milan-Barcelona


Milan dhe Barcelona janë dy prej skuadrave të cilat kanë lënë gjurmë në futbollin evropian. Në San Siro këto dy skuadra do të luajnë për vendin e parë në Grupin H. Për momentin ky pozicion mbahet nga Barcelona me 10 pikë, ndërkohë që Milani është në kuotën e 8 pikëve.

Kjo do të jetë hera e gjashtë që Milan dhe Barcelona vihen përballë njëra-tjetrës në San Siro. Ndeshja e fundit mes tyre është ajo e datës 18 prill 2006 kur Barcelona fitoi 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Por jo vetëm kaq, Milan nuk fiton një ndeshje ndaj katalanasve në San Siro që nga 20 tetori i vitit 2004, kur kuqezinjtë fituan me rezultatin 1-0 në fazën e grupeve me gol të Shevcenkos. Por rezultati që do të kujtohet nga të gjithë është finalja e famshme e Athinës e vitit 1994, kur Milan shkatërroi totalisht Barcelonën 4-0 ndërkohë që në pankinat respektive ishin Fabio Kapelo dhe Johan Krujf.

Sfida mes Milanit dhe Barcelonës nuk ka një domëthënie të vecantë edhe për Lionel Mesin. Sulmuesi argjentinas do të kërkojë të thyejë një ndër të paktat tabutë e mbetura. Mesi asnjëherë nuk ka qenë në gjendje të shënojë gol ndaj një skuadre italiane dhe do të kërkojë të prishë këtë traditë pikërisht ndaj Milanit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli PSG, Leonardo: Besojmë tek trajneri
Humbja me Nansì në kampionat 1-0 nuk i ka shqetësuar shumë drejtuesit e PSG. Drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo largoi cdo hije dyshimi në drejtim të skuadrës duke konfirmuar besimin ndaj trajnerit Antuan Kombuarè. Shnajder mungon ndaj Trabzonsporit
Uesli Shnajder është problemi më i madh i Interit në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Trabzonsporit. Del Piero: Vuaj kur qëndroj në stol
Alessandro Del Piero është shprehur i kënaqur për momentin që po kalon Juventusi në Serinë A (është në krye të renditjes me një ndeshje më pak), por jo dhe aq në aspektin personal. Barcelona, Iniesta do të mungojë ndaj Milanit
Andres Iniesta, mesfushori spajnoll i Barcelonës, do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës ndaj Milanit në San Siro për shkak të një problemi në kofshën e majtë. Van Basten lavdëron Barcelonën
“Kjo Barcelonë ka disa herë më shumë cilësi se Milani i Sacchi-t, por ne ishim më të fortë fizikisht”. Kështu është shprehur Marco Van Basten, ylli i madh i Milanit të fillimviteve ’90 dhe idhulli i tifozëve kuqezinj.  


Lajmet kryesore

Zjarri në Tiranë, pranga një të dyshuari
Vijojnë hetimet për ngjarjen
Dëshmon Prifti: Video origjinale
Franca, e shokuar nga vrasja e minorenes
Kriza dobëson ekonomitë e Azisë Lindore
Tiranë, plagoset me thikë në shkollë adoleshenti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›