Mbremjet e Berlusconi-t shtyhet gjyqi kunder tre personave

U hap ditën e hene dhe u shty menjehere per me 20 janar te vitit te ardhshem seanca e gjyqit kunder Emilio Fede, Lele Mora e Nicole Minetti, personat qe me sa dihet organizonin mbrëmjet tanime te famshme te ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.
Sipas akuzes keta tre persona thërrisnin vajza te reja per festat pikante te Berlusconit dhe si shpërblim kishin para dhe ecje ne karriere. Kolegji i gjyqtareve te gjykates se Milanos vendosi qe të 32 vajzat qe kane marre pjese ne keto festa ne vilen e Berlusconi-t, te konsiderohen pale e demtuar ne kete proçes, nje drejtim ky i paprecedent nga pikëpamja kulturore. Pra me fjale te tjera sipas gjykatësve vajzave u eshte shkelur liria dhe dinjiteti personal, prandaj duhen pare e konsideruar si viktima te shfrytëzimit te prostitucionit.
Ne njerin rasti madje, lidhur me marokenen Rubi, behet fjale per nje viktime te mitur.Ne salle nuk qe i pranishem asnje prej te akuzuarve. Avokati Niccolò Ghedini, mbojtesi i Silvio Berlusconit deklaroi se teza e gjykatesve eshte shume e guximshme. Ai specifikoi se kjo nuk ka te beje me procesin Rubi kunder ish-kryeministrit sese ne ate rast akuza eshte e ndryshme. Ne fakt ai akuzohet per prostitucion te miture dhe abuzim posti per presionet ndaj organeve te Policise per çlirimin e marokenes e cila ne ate kohe ishte vetem 17 vjeç.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Zjarri në Tiranë, pranga një të dyshuari
Vijojnë hetimet për ngjarjen
Dëshmon Prifti: Video origjinale
Franca, e shokuar nga vrasja e minorenes
Kriza dobëson ekonomitë e Azisë Lindore
Tiranë, plagoset me thikë në shkollë adoleshenti