E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amanda Knox leksione artesh marciale


Amanda Knox, vajza amerikane që u shfajësua në Apel për vrasjen e shoqes angleze Meredith Kercher, është futur në një kurs artesh marciale.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, sipas të cilave Amanda po merr leksione të tipit “Krav Maga”, një disiplinë super-e dhunshme, që përdoret nga forcat speciale.

Sipas burimeve, 24-vjecarja ka nisur angazhimin e ri pasi ka marrë një sërë kërcënimesh pasi u lirua nga burgu në Itali.

Ajo po e ndjek kursin e vetëmbrojtjes në qytetin e saj të lindjes, Siatëll, bashkë me të motrën Deanna, 22 vjec.

Që nga lirimi pas disa vitesh burg dhe kthimi në Shtetet e Bashkuara, Amanda po përpiqet t’i kthehet jetës normale, por paparacët asaj nuk i ndahen për asnjë cast.

Ndërkohë, nuk mungojnë edhe zërat kritikë, që sugjerojnë se amerikania është përgjegjëse për vrasjen e Kercher, edhe pse në Apel u shpall e pafajshme.

Mediat britanike i kanë ironizuar leksionet luftarake që 24-vjecarja po merr, duke shkruar “Boxy-Knoxy”, pas etiketës “Foxy-Knoxy” që iu vu pas lirimit nga burgu.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Zjarri në Tiranë, pranga një të dyshuari
Vijojnë hetimet për ngjarjen
Dëshmon Prifti: Video origjinale
Franca, e shokuar nga vrasja e minorenes
Kriza dobëson ekonomitë e Azisë Lindore
Tiranë, plagoset me thikë në shkollë adoleshenti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›