E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sofie, shpërthim pararedaksisë së gazetëspublikoi përgjimet

SOFIE- Një shpërthim ndodhi sot në mëngjes herët në Sofje përpara zyrave të  redaksisë të gazetës "Galeria", e cila publikoi së fundmi përmbajtjen e disa bisedave telefonike kompromentuese, ndër të cilët edhe për kryeministrin Boiko Borissov.

''Shpërthimi nuk shkaktoi viktima në njerëz, por vetëm disa dëme materiale'', deklaroi drejtori i policisë së Sofjes Valeri Yordanov, duke saktësuar se "fuqia e shpërthimit korrespondon me 400 gramë tritol".
''Shpërthimi që ndodhi rreth orës 05:45 në mes të Sofjes "përbën një akt politik frikësimi", vlerësoi kryeredaktorja e gazetës "Galeria" Kristina Patrachkova.

Incidenti ndodhi në ditën kur në Sofje pritet vizita e katër komisionerëve europianë, ndër të cilët edhe ajo për Punët e Brendshme, Cecilia Malmstroem. Bullgari është kritikuar shpesh nga Komisioni për inefikasitet të drejtësisë së saj në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.

Gazeta "Galeria" e afërt me një ish-zyrtar të shërbimeve sekrete, në konflikt me qeverinë, publikoi në fillim të janarit biseda telefonike, disa nga të cilat kompromentuese, mes drejtorit të doganave Vanio Tanov dhe ministrave apo edhe me kryeministrin.

Qeveria pohon nga ana e saj se bëhet fjalë për regjistrime të manipuluara.Megjithatë, Borissov pranoi se zyrtarë të lartë të qeverisë së tij mund të kenë qënë në mënyrë sporadike objekt përgjimi në kuadër të luftës kundër korrupsionit.

Afro 16 000 përgjime janë bërë në vitin 2010, ose tre herë më shumë se në vitin 2008, por vetëm 12 për qind e këtyre përgjimeve kanë shërbyer si prova për procese gjyqësore, sipas një bilanci të drejtësisë bërë publike të hënën.
(atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›