Shkup- Athine, Nimicasnjë propozim tëri për emrin
NJU JORK-Nuk ka propozim të ri, por të dyja palët shprehën gatishmëri për t'i vazhduar bisedimet për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e emrit, deklaroi ndërmjetësi i KB-së, Methju Nimic pas takimit të mbrëmshëm dyorësh në Nju-Jork me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe të Greqisë, Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis.
"Atmosfera ishte mjaft e mirë. Të dyja palët i prezantuan pozicionet e veta. Ka disponim pozitiv për t'u zgjidhur problemi", deklaroi Nimic, informon agjencia maqedonase e lajmeve mia. Si progres në proces i vlerësoi takimet e vitit të kaluar të kryeministrave Gruevski dhe Papandreu, të cilët, siç thotë, patën ndikim pozitiv në përpjekjet për t'u arritur zgjidhja.
Para takimit të përbashkët në zyren e tij në Menehtën, Nimic paraprakisht bisedoi edhe më veter me të dy bashkëbiseduesit.
Ambasadori Jolevski konfirmoi se Nimic nuk ka dhënë propozim konkret për emrin, por janë shqyrtuar disa mundësi për zgjidhjen e kontestit. Ai i ka transmetuar pozicionet e Maqedonisë dhe e ka cekur gatishmërinë e Maqedonisë për gjetjen e zgjidhjes e cila do t'i mbrojë interesat nacionale dhe identitetin.
Vasilakis, ndërkaq, siç transmetojnë mediat greke, takimin e vlerësoi si formal, ndërsa qëllimi ishte të shihet se deri ku ka arritur procesi pas një pauze prej një viti që prej raundit të fundit të bisedimeve.
"Ajo që mund të bëjmë në këtë moment është t'i njoftojmë qeveritë tona për konkludimet nga takimi dhe të shohim se çka do të ndodhë më tej. E dini pozicionin grek, të cilin tashmë e ka thënë kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, dhe për këtë arsye nuk ka nevojë të përsëritet", tha Vasilakis.
Nimic, Jolevski dhe Vasilakis mbrëmë patën edhe darkë të përbashkët pune.
(s.g/mia/BalkanWeb)