Ne Greqi shtohet emigrimi BE-ja do ta ndihmoje me patrulla
Bashkimi Europian per here te pare do te dergoje roje kufitare per te ndihmuar Greqine qe te perballoje nje fluks te madh emigrantesh qe hyjne ne kete vend nga kufiri me Turqine. Nje pjese e madhe e emigranteve jane nga Afganistani. Forca e quajtur Nderhyrja e Shpejte Kufitare e krijuar ne vitin 2007 eshte aktivizuar per here te pare te dielen e kaluar. Komisioni Europian beri te ditur se fluksi i emigranteve ilegale qe hyjne ne Greqi ka arritur permasa te jashtezakonshme. Greqia e kerkoi vete kete ndihme.
Ndersa ne pergjithesi ka nje renie te numrit te emigranteve ne Europe ne Greqi ky numer eshte shtuar ne proporcione te frikshme. Behet fjale per kalimin e kufirit turko-grek. Sipas te dhenave numri i afganeve qe kane kaluar kufirin eshte gjashtefishuar ne cerekun e dyte te vitit ne vijim. Ne total ne kete periudhe 90 e emigranteve qe jane kapur duke kaluar kufirin ne menyre ilegale kane qene ne kufirin grek. Gjysma e tyre jane punetore shqiptare ne kerkim te puneve sezonale ne Greqi. Behet fjale per kufijte shqiptare ne verilindje te Greqise. Por gjysma tjeter rreth 9500 emigrante tentojne qe permes Greqise te vendosen ne nje vend tjeter te Bashkimit Europian. Komisionerja europiane e ceshtjeve te brendshme Sesilia Malmstrom ka deklaruar se emigracioni ilegal eshte vecanerisht dramatik pergjate linjes kufitare prej 12 kilometrash ne afersi te qytetit grek te Orestadias. Skuadrat e Bashkimit Europian te koordinuara nga Frontex do te vendosen pergjate kufirit turko-grek dhe do te veprojne nen autoritetin e Greqise ne nje mision qe do te kete nje kohezgjatje te kufizuar.
Ne fillim te vitit 2009 kalimi i paligjshem i kufirit nga Turqia ne Greqi ndahej ne permase te njejte mes kufijve detare dhe atyre tokesore. Ndersa se fundi eshte vene re nje intensifikim i zhvendosjes nga kufiri detar i Greqise si dhe eshte rritur ndjeshem numri i emigranteve qe vijne nga Afganistani dhe nderkohe eshte pakesuar numri i emigranteve qe vijne nga Somalia. Skuadra e re europiane e kufijve do te veproje si oficeret ne kufi dhe do te kene edhe uniformen e tyre. Megjithate detajet e vendosjes se tyre perfshi edhe numrin total mbetet ende qe te perpunohen.
Oficeret e BE-se konsiderohen si oficere te nje vendi mik ne lidhje me trupat e tjere. Bashkimi Europian nderkohe eshte duke e ndihmuar Greqine me para dhe burime te tjera per te reformuar sistemin e vet te azilit.