Në Itali, kapen 32 kg marihuanë që vinte nga Shqipëria

Një sasi prej 32 kg lëndë narkotike është bllokuar sot në portin e Barit nga policia italiane. Mësohet se droga ishte e tipit marihuanë dhe kapte vlerën e 320 mijë eurove, transmeton Shekulli online. Ky është edhe operacioni i dytë brenda 24-orësh që bllokon një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike që vijnë nga Shqipëria.
Sasia e lëndës ishte fshehur në bagazhin e një mjeti tip Renault me targa shqiptare. Mësohet se drejtuesi i saj, i cili nuk është identifikuar, është vënë nën pranga./Indeksonline/