E Diel, 1 Nëntor 2026

Clinton Udheheqesit izraelite dhe palestineze kane filluar bisedime serioze

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se udheheqesit izraelite e palestineze kane filluar bisedimet serioze dhe po diskutojne rreth ceshtjeve kryesore ne qender te konfliktit ne Lindjen e Mesme. Sekretarja Clinton i beri keto komente sot ne Jeruzalem ku ajo do te takohet per te dyten dite me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe Presidentin palestinez Mahmoud Abas per bisedime qe pritet te perqendrohen ne ndertimin e vendbanimeve hebraike ne Bregun Perendimor.

Sekretarja amerikane e Shtetit e filloi diten e sotme me nje takim me Presidentin izraelit Shimon Peres. Ajo do te zhvilloje nje seri bisedimesh me zyrtare izraelite para diskutimeve trepaleshe me Kryeministrin Netanjahu dhe Presidentin Abas. Tre udheheqesit zhvilluan dje bisedime ne Egjipt por nuk u njoftua ndonje arritje e rendesishme. I derguari amerikan per Lindjen e Mesme George Mitchell tha se bisedimet e djeshme perfshine diskutime serioze te hollesishme dhe gjitheperfshirese lidhur me ceshtje thelbesore perfshire kufijte e nje shteti te ri palestinez garancite e sigurise per Izraelin statusi politik i Jeruzalemit dhe te drejtat e refugjateve palestineze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›