Nisen per aksion, rrihen me pasagjeret
Shkoder- Operacioni i deshtuar i Policise se Shkodres, ka shkaktuar polemika mes udhetareve ne bordin e nje furgoni dhe uniformave blu, te grupit te gatshem. Kujtim Sykja, shoferi i mjetit me targa Sh 4179 D dhe pese pasagjere te tjere, mes te cileve Mehmet dhe Sait Fikaj, vellezer, akuzuan blute per keqtrajtim me pretendimin se ata ishin te dehur. Por i menjehershem ka qene reagimi i policise vendore, qe nepermjet nje deklarate per mediat, sqaroi se tre personat ishin krejtesisht te dehur dhe u kane nderprere rrugen, gjate nje operacioni ne fshatin Kasnec te komunes Pult. Gjithcka ka nisur mesditen e se merkures dhe ka perfunduar ne mbremje, nderkohe qe polemikat dhe akuzat kane qene te forta. Te dyja palet kane denoncuar njera-tjetren, duke e kthyer situaten ne nje tragjikomedi.
Te mbledhur ne grup, pese prej pasagjereve dhe shoferi kane folur ashper duke akuzuar grupin e gatshem me police te Komisariatit te Shkodres. Teksa tregonin duart e gjakosura dhe kembet me fraktura, udhetaret dhe shoferi i furgonit cilesonin si pergjegjes blute, qe pa asnje dokument kerkuan te ushtronin kontroll dhe i kane keqtrajtuar pa shkak. Madje ata pretendojne se u jane demtuar edhe pajisjet personale, si telefona dhe sende te tjera. Me i ashper ka qene Kujtim Sykja, shoferi i furgonit, qe mohoi te kishte qene i dehur dhe se ndalimi nga blute ishte bere rastesisht e pa asnje motiv. "Shikoni cfare na kane bere. Na goditen me grushte e shkelma teksa udhetonim. Na ndaluan mjetin dhe sulmuan barbarisht. Kemi bere denoncim per kete akt arbitrar", tha Sykaj. Te njejten gje pretenduan edhe vellezerit Mehmet dhe Sait Fikaj, qe thane se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Drisht, kurse deshmitare jane 15 persona qe ktheheshin ne fshat pas nje rasti morti. "Pasi na parakaloi furgoni me dy police me uniforme dhe nje civil, na nderprene rrugen dhe na sulmuan barbarisht", thane vellezerit Fikaj.
I menjehershem ka qene reagimi i Drejtorise se Policise Shkoder. "Policet tane u rrahen nga pasagjeret dhe shoferi, qe ishin te dehur", thuhet ne njoftimin zyrtar. Grupi i gatshem ishte nisur drejt fshatit Kasnec per kontroll, por gjate rruges ka marre njoftim se tre persona po konfliktoheshin. "Patrulla shkoi dhe qetesoi situaten, duke pare se ishin te dehur jane larguar per ne Kasnec, por furgoni me shpejtesi i ka zene rrugen mjetit te policeve dhe i kane sulmuar, duke i goditur dhe fyer", thuhet me tej ne njoftim. Per kete rast, eshte bere edhe kallezimi ne prokurori.