Furi legalizimesh, Memia shperndan 80 tapi te tjera
Agjencia e Legalizimeve (ALUIZNI) vijon ndarjen e certifikatave te pronesise ne rrethe. Dje ka qene radha e qyteteve te Kavajes, Fierit dhe Elbasanit, kur drejtori i ketij institucioni, Shaban Memia, iu ka dhene pronareve dokumentin me te ri. Ne Kavaje jane pajisur 30 persona me tapine e pronesise, per ndertime qe ishin te palegalizuara. Memia tha se "Kavaja eshte nje zone turistike dhe duhet te dale nga harta e informalitetit, ndersa qytetaret duhet te shlyejne sa me shpejt, detyrimet financiare". Ne kete zone jane 1700 ndertesa ne pritje te legalizimit. Nderkohe qe po dje ne Elbasan, Memia ka ndare 20 certifikata pronesie, ndersa deklaroi se ne proces jane edhe 30 te tjera. Kreu i ALUIZNIT deklaroi se brenda nje kohe te shkurter, jane dhene 100 tapi per pronaret. Aktualisht ne Elbasan eshte hartuar dokumentacioni per rreth 6 mije dosje. Vizita e fundit eshte bere ne Fier, ku jane dhene 30 certifikata pronesie per ndertimet e palegalizuara, kurse sipas Memise, investimi i qeverise eshte 10 milione euro.
F.S./E.A./Xh.B.
F.S./E.A./Xh.B.