Ne Kaliforni te SHBA ciftet homoseksuale mund te celebrohen ne martese
Vetëm një orë pas hyrjes në fuqi të ligjit që lejon celebrimin në martesë të personave të të njëjtit seks, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dy gra janë lidhur në martesë. Gjykata e apelit me një vendim më të shpejtë nga sa ishte parashikuar, ka bërë të mundur anulimin e vendimit që ndalonte këto martesa dhe që ishte në fuqi që në 2008-ën. Për gjykatën kushtetuese martesa nuk është vetëm ajo mes një burri dhe një gruaje. Dhe kjo i ka mjaftuar Kristinës dhe Sendit të cilat janë betuar për besnikëri para prokurorit të përgjithshëm të shtetit të Kalifornisë. Presidenti Obama e ka konsideruar këtë vendim si një fitore për demokracinë amerikane.