Prindi i trete ngrihet komisioni etik ne Britanine e Madhe
Britania e Madhe mund të jetë i vetmi vend në botë që autorizon një metodë të re për shtatzaninë e asistuar. Një prind i tretë për familjet që rrezikojnë të trasmetojnë sëmundje gjenetike tek të porsalindurit. Komisioni etik britanik ka autorizuar qeverinë për të diskutuar dhe për të transformuar në një ligj teknikën që u lejon familjeve me sëmundje gjenetike të transmetueshme të korrigjojnë ADN-në duke përdorur qelizat e një personi të tretë. Por organizatat etike janë kundër kësaj ideje që sipas tyre po i jep jetë një tregu me fëmijë të përsosur. Por gjithësesi projektligji do të duhet të marrë aprovimin e parlamentit britanik.