E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Kinë me pasaportë të Kosovës

Shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë drejt Kinës me pasaportë të vendit të tyre. Ky shtet anëtar i KS të OKB-së, që nuk e ka njohur pavarësinë, lejon shtetasit e Kosovës të hyjnë në territorin e vet duke u dhënë viza, njëlloj sic veprohet dhe me shtete të tjera europiane. Zëvendësministri Petrit Selimi shpreson se ky është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Pekinit.

Nga Kina e largët po vijnë lajme të mira për kosovarët. Ky shtet anëtar permanent i Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pavarësisht qëndrimit refuzues ndaj pavarësisë së Kosovës, duket se ka vendosur të lehtësojë udhëtimin e kosovarëve duke u lëshuar viza.

Kina, e cila ka rritjen më dinamike ekonomike në dekadat e fundit dhe që është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës për nga importi, jozyrtarisht ka filluar të zbusë qëndrimin, duke pranuar pasaportat kosovare si dokumente valide.

Ndërkaq sondazhet tregojnë se numri i kosovarëve që po udhëtojnë drejt Kinës është në rritje e sipër. Federata e Pingpongut, është e para që ka “thyer akullin”, duke marrë pjesë në evenimente sportive në Kinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›