E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Francë, dita e fundit e fushatës

Sondazhet tregojnë se Sarkozi ka ngushtuar diferencën me kryesuesin Hollande, porse ky i fundit ende kryeson me 6 %. Analistët thonë se Presidentit i duhet fat i madh për të bërë një përmbysje tanimë.

Sarkozi pësoi një goditje kur centrist Francois Bayrou, i cili mori 9.1 % të votave në raudin e parë vendosi të mbështeste Hollanden.

Në një intervistë në radio të Premten, Sarkozi tha se ai do të formonte një qeveri të re brenda 48-orëve nëse rizgjidhet në krye të shtetit. Ai po ashtu pritet të mbajë një fjalim në Sables d'Olonne në perëndim të Francës.
Ndërsa Hollande do të udhëtojë për në Moselle, e më pas do të mbajë mitingun përmbyllës në Perigueux në Dordogne.

Fushata elektorale përfundon zyrtarisht në orën 24:00 me orën lokale. Nesër është heshtje elektorale teksa të dielën, me 6 maj, francezët do të japin verdiktin e tyre për Presidentin e ri.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-04 12:36
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›