E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Evropës: Kriza ekonomike po favorizon racizmin

Reduktimi i ndihmave sociale, ulja e ofertave për punë dhe rritja e vazhdueshme e intolerancës ndaj grupeve të imigrantëve dhe minoriteteve historike janë tendenca shqetësuese konstatuar nga Komisioni Evropian kundër racizmit dhe intolerancës në raportin vjetor 2011.
    
Komisioni Evropian ftoi qeveritë të rrisin kapacitetin e instancave kombëtare të mbrojtjes të të drejtave të njeriut, në vend që të përdorin krizën ekonomike si motiv për reduktimin e burimeve të tyre.
     
Për shkak të krizës ekonomike, imigrantët, azilkërkuesit dhe anëtarët e minoriteteve, si romët, janë zhytur në varfëri, gjë që rrit ndjenjat negative që përforcojnë ndarjen sociale dhe këto grupe janë konsideruar si një ngarkesë për shoqërinë'', theksojnë autorët e raportit, që bazohet në 20 vende./Start/

                                                                                             2012-05-04 09:29
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›