E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, bomba vret 20 persona

Objektiv i shpërthimit raportohet të kenë qenë forcat e sigurisë afër një vendi tregtimi në qytetin kryesor të zonës. Shumica e viktimave ishin kalimtarë.

Talebanët pakistanezë thanë se ishte shpërthim kamikaz, ndërsa zyrtarët nuk e kanë konfirmuar ende arsyen e vrasjes.

Në distriktin Bajaur, i cili ndodhet në kufirin mes dy vendeve, janë zhvilluar luftime të ashpra mes trupave pakistaneze dhe militantëve talibanë.

Bombvënësi ishte në këmbë dhe shpërtheu eksplozivin kur arriti tek pika e kontrollit policor, thanë raportet.

Pesë prej viktimave janë policë rajonal dhe një prej tyre kishte marrë medalje nga Presidenti për trimëri në luftimin e militantëve./Start/F. P/

                                                                                             2012-05-04 11:45
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›