E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alfred Moisiu prezanton "Kujtime" në Vlorë

U promovua dje në Vlorë libri "Kujtime" i ish-presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiut. Libri sjell kujtime të periudhës 1929-1958, për ngjarje dhe histori të përjetuara në pjesën më të madhe prej atij vetë. Në takimin e zhvilluar me këtë rast, në sallën e teatrit "Petro Marko", ish-presidenti Alfred Moisiu nënvizoi se ngjarjet dhe kujtimet e pasqyruara në libër janë fryt i një pune më shumë se 10-vjeçare, gjatë të cilave ai ka kontaktuar me mjaft njerëz dhe është konsultuar me një vëllim të konsiderueshëm dokumentesh. Përmes përshkrimit të historisë së familjes së njohur me origjinë nga Kavaja, si dhe aktivitetit patriotik të pinjollëve të saj, ish-presidenti i Republikës sjell momente të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Revolucioni i Qershorit të 1924-ës, apo rikthimi i Zogut, përshkruhen në libër, përmes tregimeve të babait të autorit, majorit, Spiro Moisiu, ndërsa momente të tjera, si Kryengritja e Fierit e vitit 1935, pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste, Lufta Italo-Greke e vitit 1940 e më tej Lufta Antifashiste etj., vijnë përmes detajeve të përjetuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›