Në Kolegj Mbretëror

Me ftesë të Kolegjit Mbretëror të Muzikës, në Stockholm, pianistja kosovare, Lule Elezi, do të mbajë të enjten, më 27 tetor, një koncert solistik. Elezi do të performojë vepra të Chopin’it dhe Schuman’it.
Përpos koncertit, profesoresha e asociuar, Lule Elezi, do të mbajë edhe një master klasë të pianos për studentët e Kolegjit Mbretëror të Muzikës, në Stockholm.
Mbajtja e koncertit solistik dhe e master klasave të pianos nga pianistja kosovare në Kolegjin Mbretëror të Muzikës në Stockholm u mundësua me iniciativë të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë, Lulzim Pecit.
Ndryshe, koncerti solistik në Stockholm, do të jetë prezantimi i njëmbëdhjetë ndërkombëtar i pianistes nga Kosova, që nga gushti i vitit 2009.