Tekstshkruesi që s’e njohëm

Z. Leka bëri emër duke shkruar dhe aranzhuar këngë për yje amerikane. Ai ishte tekstshkruesi dhe producent i hitit numër një të vitit 1967, “Green Tambourine”, të interpretuar nga grupi i zhanrit psikodelik-rok The Lemon Pipers; këndoi në grupin REO Speedwagon; dhe ishte producent i katër albumeve të Harry Chapin, përfshirë atë të vitit 1974 “Verities & Balderdash”, pjesë e të cilit ishte hiti numër një i Chapin “Cat’s in the Cradle”.
Ndryshe, Paul Theodore Leka u lind më 20 shkurt 1943, në Bridgeport, si fëmija i katër i Theodore dhe Dhimitra Leka, dy emigrantë këta të ardhur nga Shqipëria. Babai i tij punonte si kuzhinier me porosi. Pak kohë pasi filloi të merrte mësime për piano, Paul shkroi këngën e tij të parë, në moshën 16-vjeçare. Vëllai i tij, George, kujtoi për gazetën ‘The New Tork Times’ se Paul asokohe mundohej t’ua shiste atë shtëpive muzikore në New York.
Leka fillimisht punoi me shtëpitë muzikore amerikane Mercury, Elektra dhe CBS Records, ndërkaq më vonë hapi studion e tij private muzikore në Bridgeport, ku dha ndihën e tij për krijimin e këngëve për këngëtarët si Gloria Gaynor, Stevie Wonder, Kris Kristofferson, dhe shumë të tjerë.
Përveç vëllait, në SHBa aktualisht jetojnë edhe gruaja e tij, Engjëllushe; i biri Alexander; dy fëmijët e tij nga martesa e parë, Derek dhe Heather; dhe motra, Evelyn Kreta.