Përballja e rivalëve për Kupë
Megjithatë, ndeshja më interesante do të zhvillohet në kryeqytet, ku do të ballafaqohen dy rivalët lokalë, Prishtina e Flamurtari. Duhet theksuar se Lepenci, Feronikeli e Ferizaj janë kualifikuar direkt në rrethin e dytë, pasi Dukagjini, Kaolini dhe Australia janë tërhequr nga garat për këtë trofe.
Në kuadër të rrethit të parë ndeshjet do të zhvillohen me sistem eliminimi.
Mirëpo, në rast se koha e rregullt e ndonjë takimi përfundon baras, atëherë duhet të zhvillohen dy parë vazhdime me nga 15 minuta. Nëse edhe pas vazhdimeve rezultati është i barabartë, atëherë penaltitë do ta përcaktojnë fituesin.
Kupa e Kosovës – Rrethi i parë
E mërkurë
Hajvalia – 2 Korriku
Vitia – Trepça
Trepça ’89 – Rilindja
Ballkani – Tefik Çanga
Kosova (P) – Hysi
Liria – Llapi
Istogu – Besa
Drita – Ulpiana
KEK-u – Vigani
F. Kosova – Gjilani
Prishtina – Flamurtari
Vëllaznimi – Artakolli
R. Sadiku – Drenica
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00