Në Kongresin amerikan debatohet për Kosovën dhe Serbinë

Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit amerikan, në mbledhjen e nesërme do të debatojë edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryesuesi i nën komitetit për Evropë dhe Euroazi, kongresistja Rorabaher, ka thënë se ”është në interesin” e dy vendeve që të gjendet zgjidhje për problemet e deritashme, duke theksuar se Kongresi duhet të jetë i sigurt se Departamenti i Shtetit ka rol konstruktiv në tërë këtë çështje./Indeksonline/