E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Kosove Berisha eshte nje Mesia. Kundershtaret e tij nuk ka se si te cmohen


Mustafa Nano - Edi Rama ka bërë një vizitë me axhendë të ngjeshur e të plotë në Prishtinë, me synimin për t’i bërë për vete kosovarët.

Ky nuk ishte një objektiv i deklaruar i tij, por ishte një gjë që merrej me mend. Përveç kësaj, si axhenda, ashtu dhe qëndrimet që ka mbajtur e fjalët që ka thënë gjatë kësaj vizite, të bëjnë të mendosh se e ka fituar vetëdijën që së pari me kosovarët nuk i ka mirë punët, dhe që së dyti puna me ta duhet rregulluar. Mund të duket si një merak i tepërt dhe i kotë raporti i udhëheqësit të një partie të Tiranës me shqiptarët e Kosovës (për sa kohë që këta të fundit nuk janë as taksapagues e as votues në Republikën e Shqipërisë), mirëpo nuk është kështu. Ne jemi dy copa të së tërës që ndikojmë tek njëra-tjetra në një mijë e një mënyra e forma, herë të dukshme e herë të padukshme.

Po pse Rama s’i ka punët mirë me kosovarët? Përgjigjja është e thjeshtë, dhe e ditur prej të gjithëve, në Tiranë e në Prishtinë. Rama thjesht është kundërshtari i Berishës, dhe – siç thotë Shkëlqzen Maliqi në një shkrim të kohëve të fundit të publikuar në Express – “shumica [e kosovarëve] e adhuron Sali Berishën sikur të ishte një i shenjt i kombit”. Ka shumë gjasa që edhe Rexhep Qosjes i japin munxët (ata që ia japin) bash për këtë shkak. Prandaj pyetja fillimisht duhet bërë: Pse Berisha i ka punët grurë me kosovarët?

Para ca muajsh kam qenë në Prishtinë dhe në një bisedë televizive të bërë në RTK, përballë interesit të disa gazetarëve në studio mbi shpjegimin e adhurimit të kosovarëve për Berishën, Migjen Kelmendi (që ish në panel, tok me mua, e me dy të tjerë) tha një të vërtetë në mënyrë brutale: “Ne e duam Berishën, sepse ai e ka emrin Sali Ram Berisha, dhe nuk e duam Ramën, sepse ai e ka emrin Edvin Kristaq Rama. Shpjegimi i parë pra është i natyrës ‘tribale’, më saktë, ka lidhje me një afinitet apo njëjtësim ‘tribal’. Rama është i një ‘tribuje’ tjetër, ndërsa Berisha është i ‘tribusë’ së tyre. Teksa dëgjoja këtë shpjegim unë zura t’i gjej për herë të parë një kuptim faktit, që Berisha i kthehet e rikthehet vazhdimisht nënvizimit anagrafik “Edvin Kristaq Rama”, e që kadencën e zërit ai e lëshon të tërën mbi emrin Kristaq. Nuk duhet përjashtuar mundësia pra (Migjeni Kelmendi ish i sigurt), që ai ka kërkuar të përcjellë një mesazh të caktuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në zona të tjera të Shqipërisë, ku emri Kristaq tingëllon po aq i largët e i huaj sa dhe emri Adriamampandri Racifandrihamanana (është emri ekzotik i njërit prej personazheve të Kadaresë në Muzgun e Perëndive të Stepës); madje mund të tingëllojë dhe i dyshimtë, pasi bart me vete versionin e asociuar ‘Kristakis’, që nga ana e vet dihet se ku të çon.

Ky duhet të jetë shpjegimi bazë i kësaj marrëdhënieje prore idilike mes Berishës e shumicës së kosovarëve. Berisha ka një prerje humane e kulturore, të cilën ata e shohin të afërt. Të kuptohemi, Berishën e mbështesin dhe në Jug (gjë që duket nga votat që merr, e që do të thotë se prerjen antropologjike të Berishës e gjen kudo në Shqipëri), por në Veri u duket si ta kenë nxjerrë nga rropullitë e tyre (ndokush mund të jetë duke menduar se unë po nënvizoj ca si tepër, e në mënyrë të dëmshme, diferencat mes Jugut e Veriut, por nuk ka pse të kemi frikë nga këto diferenca, as nga diskutimi mbi to; kudo ka diferenca të tilla, madje shumë më të mëdha se sa këtej nga anët tona).

Shpjegimet e tjera ose s’janë domethënëse (rruga Durrës-Kukës), ose s’i nxjerrin në një dritë inteligjente dashnorët e Berishës, duke filluar në radhë të parë me gazetarët që kanë të fiksuar në kokë takimin e Nanos me Milosheviçin, takimin e Ramës me Bregoviçin, apo antishqiptarizmin ‘gjenetik’ të socialistëve (në pyetjet që iu bënë Ramës ishin këto aluzione). Le t’i marrim me radhë. Nuk ka diskutim se rruga Durrës-Kukës ua ka lehtësuar kosovarëve kokëçarjet e vizitave e të biznesit me Shqipërinë, por kam përshtypjen se nënvizohet më shumë se sa duhet kjo lumturia e kosovarëve prej rrugës. Dimal Basha e vinte në dyshim këtë avantazh në një shkrim të tijin në Kohën Ditore. “Kosovarët nuk kanë qar nga kjo rrugë në planin e biznesit. Janë shqiptarët e Shqipërisë ata që po ia shohin hairin kësaj rruge”, thosh në thelb ai. Kështu që ky motivim pragmatik i dashurisë për Berishën shfryhet disi. Përveç kësaj, me këtë logjikë do t’i binte që beratasit ta urrenin sa s’ka më Berishën, e të legjitimoheshin në këtë urrejtje, pasi ky i fundit, d.m.th Berisha, i nënkuptuar si njeri me fuqi qiklopike që nxjerr rrugë, investime, pará e dhurata kolosale nga xhepi, e ka lënë këtë qytet historik e turistik të izoluar nga dynjaja (rruga Lushnjë-Berat është krejt e shkatërruar). Më në fund, nuk është kështu edhe për një fakt tjetër. Kosovarët e kanë dashur Berishën qysh në krye të herës, shumë përpara se të bëhej rruga. Madje, pak më shumë se sa sot.

Për sa i takon motivimit nacionalist të dashurisë kosovare për Berishën, e thashë dhe pak më sipër se e gjitha kjo duket një pesë me hiç. Ky këndvështrim do ishte, jo vetëm demode, por edhe i cekët e i pandershëm. Sikur vërtet të jenë të prirur të shohin atdhetarë e armiq në mes të shqiptarëve, do kenë pasur plot raste për ta futur dhe Berishën, në radhë të parë Berishën, në listën e armiqve të kombit. E pastaj, nuk kuptohet mirë pse Rugovën e duan, ndonëse ai takoi Milosheviçin në kohë dramatike për Kosovën, ndërsa Nanon e urrejnë, ngaqë takoi Milosheviçin në një mbrëmje gala. Ka diçka që s’shkon këtu. E prandaj, dashuria për Berishën atdhetar e urrejtja për Ramën antishqiptar është një gjë që s’ka këmbë të ecë.

Gazeta "Shqip"

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Një funeral dhe disa llogari elektorale
Skënder Minxhozi - Shumë kohë më parë, më 13 nëntorin e largët të vitit 1993, kur guxoi të zbresë me një çarter nga Jordania e largët në Aeroportin e Rinasit, e patën kthyer mbrapsht brenda pak orësh. Votohet kryesia e kompromiseve
Socialistët konstituan asmblenë e re kombëtare e cila votoi edhe 30 kandidatët e propozuar nga kreu opozitës Edi Rama për kryesinë e re të PS prej të cilëve fituan 17 kandidatë pesë prej të cilëve femra.
Hapet autostrada Levan-Vlorë
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi inspektoi punimet e rrugës që lidh Levanin me Vlorën, rrugë e cila tashmë është bërë e kalueshme vetëm në një korsi. Videoja Meta- Prifti, prokuroria thërret dëshmitarët
I vetmi debat në seancën e radhës ndaj ish-kryeministrit Ilir Meta mes akuzës dhe mbrojtjes që kërkoi ndërhyrjen e trupit gjykues ishte dëshmia e 25-vjecares Cela, e cila në prokurori kishte deklaruar se firma Halilaj sh.p.k, ku ajo ishte aksionere me 10 perqind kishte deklaruar se kishin vetem nje shofer ne pune, kur pretenduan te fitonin tenderin e 50 mije tone karburant, ndersa ne proces tha se ishin 10 persona te punesuar. Mblidhet Asambleja socialiste
Asambleja e Partisë Socialiste është mbledhur me anëtaresine e saj te re te dale nga kongresi fundit te kesaj partie.

Lajmet kryesore

Përcillet me nderime në banesën e fundit Leka Zogu

Homazhe për pretendentin e Fronit Mbretëror


Paniku për euron mbërrin në Tiranë
Energjia, Financat bien dakord në parim
Votohet kryesia e kompromiseve
Itali, armë nga ish-Jugosllavia

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›