E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engel Kosova territor 100 per qind


Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka deklaruar se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës janë organizuar nga grupe kriminale serbe, të cilat sipas tij synojnë ndarjen e shtetit të ri.

I cituar nga agjencia e lajmeve “INA”, Engel ka theksuar se Kosova do të mbetet 100 për qind e bashkuar dhe ka shtuar se territori i saj është i paprekshëm.

“KFOR-i duhet të marrë masa për largimin sa më parë të barrikadave të krijuara nga grupet kriminale. Kosova nuk mund të jetë 100 për qind e plotë pa pjesën veriore. Nuk ka Kosovë 90 për qind apo 10 për qind, Kosova është 100%”, ka deklaruar Engel. Kosova nuk mund të jetë 100 për qind e plotë pa pjesën veriore. Nuk ka Kosovë 90 për qind apo 10%, Kosova është 100%

Eliot Engel
Kongresmen i Shteteve të Bashkuara

Kongresmeni demokrat ka folur më tej edhe për rrugën e kombit, të cilën e ka cilësuar si një projekt madhor që po hap kufijtë e shqiptarëve.

“Kjo rrugë, e cila lidh dy vendet, po ndërtohet në një kohë kur Kosova dhe Shqipëria janë për hapjen e kufijve të tyre me vendet e tjera”, ka vlerësuar Engel.

“Ndërsa në Serbi autoritetet po i mbyllin kufijtë e tyre, sic janë duke bërë bllokimin e rrugëve në veri të Mitrovicës. Por KFOR-i dhe misionet e tjera nuk do ta tolerojnë paligjshmërinë në kufi, as strukturat paralele dhe as shkeljen e ligjit, nga kushdoqoftë”, ka shtuar kongresmeni.

Edhe muajin e kaluar Engel, i njohur ndryshe si avokati i pavarësisë së Kosovës, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të zgjidhë sa më shpejt situatën në veriun e shtetit të ri.

Po në nëntor, Engel ishte në Kosovë për përurimin e segmentit të parë të autostradës "Ibrahim Rugova", pjesë e Rrugës së Kombit, ku dha një mesazh të fuqishëm për shqiptarët.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Bisedimet, arrihet në parim marrëveshja
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për menaxhimin e integruar të kufijve në ditën e 3-të të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE.
Thaci: S’lëshojmë pe për kufirin
Kryeministri kosovar deklaron se është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e veriut të vendit megjithëse mungojnë vizitat e tij në Mitrovicë. Veriu, dështon takimi KFOR-Ristic
Kryetari i komunës paralele të Zubin Potokut, Sllavisha Ristic nuk ka rënë dakord me përfaqësuesit e KFOR-it për zhbllokimin e situatës në veri të Kosovës. Drews: Nuk tolerojmë më
Gjenerali Erhard Drews ka deklaruar se KFOR-i nuk do të tolerojë më asnjë akt dhune ndaj ushtarëve të tij, që janë vendosur për ruajtjen e sigurisë në veri të Kosovës. Veriu i Kosovës, "The Guardian": BE të angazhohet për zgjidhjen
Gazeta "The Guardian" në shkrimin me titull “BE duhet të përballet me krizën në veriun e Kosovës”, shkruan se përleshjet në territoret e diskutueshme tregojnë se përpjekjet e keqkonceptuara për të zgjidhur problemet mund të kene pasoja të përgjakshme.

Lajmet kryesore

Përcillet me nderime në banesën e fundit Leka Zogu

Homazhe për pretendentin e Fronit Mbretëror


Paniku për euron mbërrin në Tiranë
Energjia, Financat bien dakord në parim
Arkitekti i euros: U lancua me defekt
Dropulli i Poshtëm, gjashtë fshatra një muaj pa ujë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›