Në Kosovë filloi viti i ri shkollor

Prishtinë, 1 shtator - Sot filloi viti i ri shkollor në shumicën e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thotë se në pjesën më të madhe të shkollave janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme teknike e organizative për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor. Por, drejtoritë komunale të arsimit bëjnë të ditur se në disa shkolla nuk kanë përfunduar renovimet dhe përgatitjet tjera teknike, prandaj viti i ri shkollor do të fillojë me vonesë. Paralelisht me vitin e ri shkollor fillon edhe shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit e shkollës fillore, të cilat jepen falas.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka informuar Qeverinë për fillimin e viti të ri shkollorë në Kosovë. Ai ka vlerësuar se fillimi ka qenë i suksesshëm në 1200 shkolla të Kosovës, për më se 450 mijë nxënës, në mesin e të cilëve më se 40 mijë nxënës që për herë të parë ulen në bankat e shkollës. Shkollat sivjet fillojnë punën me kurikulet e reja të përgatitura nga MASHT.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, i shoqëruar edhe nga ministri Enver Hoxhaj, ka vizituar shkollat fillore “Dardania” dhe “Ismail Qemali”, në kryeqytet dhe i ka uruar nxënësit për një vit[ të mbarë shkollorë.
Drejtoritë komunale njoftojnë se tekstet shkollore janë dërguar tashmë në të gjitha shkollat që fillojnë sot procesin mësimor. Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Enver Hoxhaj, ka theksuar përkushtimin e ministrisë që e drejton ai për reforma rrënjësore në procesin arsimor. Ai ka thënë se reforma është fokusuar në ndryshime të kurrikulumit. Sipas tij, në kurrikulumin e ri do t;i jepet më shumë rëndësi mësimit të gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze, si edhe shkencave matematikore natyrore dhe informatikës.
Për shkak të informacioneve kontradiktore që kanë dalë nga sindikata e arsimit, në disa shkolla si: shkolla fillore “Hasan Prishtina”, shkolla fillore “Xhemajl Mustafa” dhe shkolla fillore “Shkëndija” në Hajvali, si dhe në disa institucione parashkollore nuk është mbajtur ndërrimi i paradites., ka raportuar TV21. Gjendja është stabilizuar dhe mësimi ka filluar normalisht nga ndërrimi dytë. Gjatë ditës së mërkurë, zyrtarët e Komunës së Prishtinës kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha shkollat prej nga është informuar me rrjedhën e procesit mësimor në ditën e parë të vitit të ri shkollor.
Procesi mësimor është zhvilluar në të dy ndërrimet dhe në bazë të planit të punës të paraparë për këtë vit shkollor. Pavarësisht këtyre zhvillimeve procesi mësimor që nga dita e nesërme në terë Komunën e Prishtinës do të zhvillohet normalisht në të gjitha ciklet.
Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi mësimorë në këtë vit të ecën mbarë.
Edhe në qendrat e tjera komunale të Kosovës ka pasur aty-këtu shkolla ku për shkaqe të ndryshme, e sidomos për shkak të vonesave rreth meremetimit, sot nuk nisi mësimi, por zyrtarët thonë se pa humbur kohë do të filloi ky vit shkollor edhe në shkollat ku “pushuan” sot.