E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi pret që Kosova të dalë e fituar në KB

Prishtinë, 1 shtator - Kryeministri Hashim Thaçi njoftoi sot kabinetin e tij  me përgatitjet që po bën  për t’u përballur me Beogradin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku Serbia ka proceduar një projektrezolutë, me anë të së cilës kërkon negociata të reja për statusin e Kosovës.
Thaçi tha se ai vetë, presidenti Fatmir Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme do të jenë në New York gjatë punimeve të sesionit të radhës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Jam më se i bindur se do të dalim fitimtarë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ashtu sikurse kemi dalë fitimtarë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila muajin e kaluar e bëri të qartë se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare”. Ai tha se javën që vjen një delegacion i lartë shtetëror do të udhëtojë për në New York, ku do të zhvillojë aktivitete dhe takime në funksion të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri Thaçi ka vlerësuar fillimin e suksesshëm  të viti të ri shkollorë në Kosovë Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, në të cilën ka miratuar projektligjet për Kontabilitetin, Raportimin Financiar dhe Auditimin si dhe atë për Patenta. Ajo ka marrë edhe  si dhe një varg vendimesh të tjera nga kompetencat kushtetuese të Qeverisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, në të cilën ka miratuar projektligjet për Kontabilitetin, Raportimin Financiar dhe Auditimin si dhe atë për Patenta. Ajo ka marrë edhe  si dhe një varg vendimesh të tjera nga kompetencat kushtetuese të Qeverisë së Kosovës.
Përveç disa projektligjeve, Qeveria ka miratuar edhe Rregulloren për organizimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe aktet e tjera përcjellëse me rëndësi për këtë institucion. 
Në funksion të kompletimit të infrastrukturës juridike për implementimin e Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Qeveria ka miratuar Udhëzimin Administrativ për kategorizimin e pikave të kalimit të kufirit si dhe Udhëzimin Administrativ për ndalimin, kufizimin ose kushtëzimin e aktiviteteve të caktuara përgjatë vijës së kufirit shtetëror.
Ndër të tjera Qeveria ka aprovuar Vendimin për lirimin e kompanive prodhuese të farës nga pagesat për inspektime fushore, analiza të farës dhe shtypje të etiketave. Ky vendim do të ndikojë në uljen e kostos së prodhimit të farërave dhe rritjen e sipërfaqes së mbjell me grurë.

Zëvendëskryeministri Ramë Manaj ka njohur kabinetin qeveritar me procesin e fillimit të punimeve për hulumtimin e një lokalitetit në afërsi të fshatit Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë, ku dyshohet të ekzistojë një varrezë masive.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka informuar Qeverinë për fillimin e viti të ri shkollorë në Kosovë. Ai ka vlerësuar se fillimi ka qenë i suksesshëm në 1200 shkolla të Kosovës, për më se 450 mijë nxënës, në mesin e të cilëve më se 40 mijë nxënës që për herë të parë ulen në bankat e shkollës. Shkollat sivjet fillojnë punën me kurikulet e reja të përgatitura nga MASHT.

Qeveria ka miratuar bartjen e mjeteve ne fondin e Ministrisë së Shëndetësisë për financimin e shërimit jashtë vendit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›