E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rivotimi ne Kosove nis me probleme

Zgjedhjet e pjesshme ne Kosove kane nisur me disa parregullsi qe ne orët e para te mëngjesit. Ndonëse shumica e qendrave te votimit janë hapur sipas orarit zyrtar, ne disa te tjera ka pasur vonesa për shkak te pranisë se militanteve partiake, te cilët kane penguar mbarëvajtjen e procesit. Sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve pjesëmarrja deri ne mesdite ka qene me e ulet ne krahasim me zgjedhjet e jashtëzakonshme. Megjithëse KQZ sqaron se deri ne këto momente nuk është shënuar ndonjë incident qe do te cenonte procesin zgjedhor, shtabet zgjedhore te partive kryesore raportojnë te kundërtën. Partia Demokratike e Kosovës akuzon Vetëvendosjen se ka penguar votimin ne fshatin Kopilic te Skenderajt, ku militante te saj kane tentuar te hyjnë ne një qendër votimi edhe pse nuk ishin banore te asaj zone. Një gjë e tille është kundërshtuar nga Vetëvendosja, e cika ka akuzuar edhe policet për moslejimin e vëzhguesve te saj ne këtë qendër votimi. Pakënaqësi ka shfaqur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Përmes një komunikate për shtyp LDK akuzon Partine Demokratike se ka penguar hyrjen e vëzhguesve te saj ne disa qendra votimi ne Drenas, komune e cila njihet si bastion i Hashim Thaçit. Zgjedhjet po monitorohen nga qindra vëzhgues, ndërkohë qe ndërkombëtaret ne Kosovë e kane quajtur rivotimin, një shans për te përmirësuar imazhin e vendit, pas parregullsive ne zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›