E Diel, 1 Nëntor 2026

Grindja per parane dhe pasojat per Evropen

MERKOZY i quajne ata dhe pas ketij emertimi fshihet frika. Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy vendosin tonin ne bisedimet per masat qe duhen marre ne luften kunder krizes evropiane te borxheve. Anetaret e vegjel te BE-se ndihen te anashkaluar kur anetaret me te fuqishem ekonomike te BE-se flasin per ceshtje ekonomike duke patur parasysh nevojat e veta dhe duke harruar te vegjelit.

Kjo nuk eshte nje gje e pazakonte sepse pavaresisht nese vendet jane te vogla apo te medha ne bisedime qe zhvillohen ne BE behet gjithnje fjale per perfitimet e secilit vend thote Emanuel Richter qe merret me shkencat politike ne Universitetin Teknik te Ahenit RWTH Shtetet evropiane jane kujdesur gjithnje qe te nxjerrin perfitimet e veta. Kjo nuk eshte dukur shume sepse deri tani nuk ka perfunduar ne konflikte te medha.

Vendet e forta bejne presion

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Silvio Berlusconi duhet te kurseje

Tani konflikti i madh ka shperthyer dhe meqenese vendet me te fuqishme ekonomike ushtrojne presion sepse ato do te duhet te paguajne edhe me shume ne fund nese jo gjithcka shkon mire. Per shembull ushtrojne presion mbi Italine. Me indiference buzeqeshje por edhe me nje lloj agresiviteti Franca dhe Gjermania i kane shtruar perpara detyrat kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Ai duhet te filloje kursimet ne menyre qe vendi i tij te mos jete vendi tjeter evropian i cili ka nevoje per para evropiane shpjegojne para publikut Merkel dhe Sarkozy. Presidenti francez shprehet keshtu Askush nuk duhet te prese ndihma nga partneret nese nuk ben vete perpjekje.

Ne Itali pati indinjata per kete edhe nese Sarkozy ka te drejte ne ate qe thote. Por kur David Cameron kryeministri britanik i dha keshilla shpetuesve te euros ato shkaktuan irritime te presidentit francez. Cameron do te bente mire te mbante goje tha ai Britania e Madhe nuk eshte vend anetar i zones se euros.

Mund te duket sikur kunjat jane pjese e lojes politike por Manuel Richter mendon se Merkel dhe Sarkozy perfaqesojne ne bisedimet aktuale rregullat e vendosura nga Pakti i Lizbones i cili eshte ne fuqi qe prej vitit 2009. Kryetaret e qeverive te vendeve evropiane vazhdojne te vendosin te vetem pa Parlamentin e BE-se Merkel dhe Sarkozy japin te gjitha udhezimet e medha politike pa u keshilluar me partneret e tjere dhe pa u bekuar nga parlamentet.

Parlamentet dobesohen

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Faktikisht Parlamenti i BE-se dhe shume parlamente kombetare jane dobesuar politikisht prej krizes evropiane. Aq shpejt sa merren vendimet deputetet nuk mund te mblidhen dhe te aprovojne masat qe duhen marre. Keshilli i Bashkimit Evropian ne te cilin jane perfaqesuar kryetaret e shteteve dhe te qeverive evropiane ka fituar pushtet. Nga pikepamja demokratike kjo duhet pare me kujdes thote Berthold Rittberger nga Universiteti Ludwig-Maximilians ne Mynih.

Nga ana tjeter duket se politika perpiqet qe ne kuader te krizes te nxjerre rregulla te reja qe nxisin integrimin me te ngushte te BE dhe te zones se euros. Bashkimi monetar nuk do te shperbehet sepse vendet e BE-se jane shume te lidhur ekonomikisht dhe kerkush nuk do te kthehen ne oborrin kombetar politik thote Rittberger.

Autor Marlis Schaum/ Aida Cama
Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›