E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Kosove policia ndalon perparimin e aktivisteve te Vetevendosjes

Lideri i Levizjes Vetevendosje Albin Kurti u beri thirrje aktivisteve te tij qe te protestojne te qete kunder sic tha moszbatimit te mocionit te reciprocitetit te Kuvendit te Kosoves me Serbine.

Me bllokimin e rruges nga Policia e Kosoves Qeveria e Kosoves po bllokon levizjen e lire te qytetareve te saj ne territorin e Kosoves ndersa po lejon qarkullimin e veturave dhe mallrave serbe per ne Kosove tha Albin Kurti.

Zyrtaret e Levizjes Vetevendosja thone se policia e Kosoves ka ndaluar ne kufirin me Shqiperine ne Morine dy autobuse nga Shqiperia me perkrahes te Vetevendosjes qe duan ti bashkohen protestes.

Mbeshtesit e Levizjes Vetevendosje duke ardhur nga Shqiperia jane ndaluar ne kufirin e Morines nga Dogana e Kosoves me pretekst se eshte prishur sistemi. Poashtu mbeshtetesit e Levizjes Vetevendosja duke ardhur nga Tetova jane ndaluar ne kufi tek pika e Glloboqices nga autoritet e Maqedonise thuhet ne njoftimin e Vetevendosjes.

Nderkohe policia e Kosoves sipas zedhenesit te saj Baki Kelani thote se ne dy pikat kufitare me Serbine ne Merdare dhe Dheu i Bardhe situata eshte e qete.

Verehen turma njerezish qe kane ardhur nga rajone te ndryshme te Kosoves per te perkrahur protesten e levizjes Vetevendosje por ata tash per tash jane te qete thote per programin tone Baki Kelani.

Dy pikat kufitare ne Merdare dhe Dheu i Bardhe sipas policise jane te hapura por qarkullimi eshte shume i vogel.

Policia e Kosoves qysh ne mengjes ka ndermare te gjitha masat duke vendosur pika kontrolli pergjate dy rrugeve qe cojne ne pikat kufitare me Serbine ne Merdare dhe Dheu i Bardhe. Sipas nje njoftimi te policise ata i kane parlajmeruar aktivistet e Vetevendosjes se nuk do te lejojne qe tu afrohen dy pikave kufitare Kosove-Serbi.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi E.Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›