Durrës, kapet 1 kg heroinë gjatë një kontrolli rutinë
DURRËS- Policia e Durrësit ka mundur të sekuestrojë sot rreth 1 kg drogë të llojit heroinë, destinacioni i së cilës ishte kalimi jashtë vendit. Blutë e qytetit bregdetar deklaruan se kapja e sasisë së heroinës është bërë e mundur në një kontroll rutinë, të cilit iu nënshtrua edhe mjeti në të cilën ishte e fshehur lënda narkotike.
Mësohet se droga e llojit heroinë ishte e paketuar në qese plastmasi, dhe në momentet që u ndalua për kontroll, mjeti po i drejtohej portit të Durrësit në tentativë për ta nxjerrë drogën jashtë shtetit.
Policia e Durrësit deklaron se së bashku me sasinë e drogës së sekuestruar është ndaluar edhe drejtuesi i mjetit Ilir Hoxha.
(m.a/BalkanWeb)