Në Krujë me "hijen" e Skënderbeut
Eshtë ora 7.30 e një dite të lagur janari. Jemi nisur për në Krujë, por kafenë e parë e pimë në Fushë-Krujë. Më e para nga të gjitha këtu është rrëmuja mëngjesore. Furgona që vërtiten nga të gjitha anët, burra e djem të rinj që hedhin e presin romuze teksa futen në kafe, nxënës të merakosur se mos bëhen vonë për në mësim. Të gjitha këto bashkë na bëjnë me dije se jemi ende larg Skënderbeut dhe bëmave të tij. Që më herët punëtorë dhe makineri të rënda kanë nisur të punojnë. Rruga që lidh Fushën-Krujën e re me qytetin e Skënderbeut ka nisur të zgjerohet. Ne ndodhemi në një kafe që quhet "George W. Bush". Një tabelë e bronztë, e vendosur në krye të shkallëve, u kujton kalimtarëve se pikërisht këtu Bushi bëri një takim me parinë e zonës. Ca më tej, jo shumë larg prej kafenesë tonë është një tjetër tabelë. Nga dera ngjitur del një aromë e fortë buke të porsapjekur. Edhe në këtë furrë ka ndaluar ish-presidenti USA. E ndiejmë se në Fushë-Krujë kanë të tjerë heronj për të kujtuar dhe përmes një shiu të imët, që na kujton dëborën, nisim të ngjitemi drejt Krujës.
Bëmat e Sari Salltikut
Rruga që gjarpëron drejt Krujës deri në 640 metra lartësi është fort piktoreske edhe në dimër. Pishat e ruajnë gjelbërimin edhe në këtë mot krejt gri. Por pishat mbahen ende vetëm në të dy anët e rrugës. Ca më thellë kantiere të mëdha materialesh ndërtimi, gurore të pamasa e kanë kthyer këtë peizazh në një gjë që të kujton sipërfaqen e hënës. Neve na duket sikur një lugë gjigante është zhytur në një krem-karamel po aq gjigant, duke i kthyer malet e kodrat gëlqerore përreth në disa si hije të zbehta të asaj që kanë qenë deri vetëm pak vite më parë.
Pas disa kthesash pishat sikur e marrin sërish veten dhe në mes të tyre dallojmë një objekt të paqtë, i bardhë dhe jeshil që duket sikur është engjëlli i vetëm mbrojtës ndaj rrëmujës. Eshtë një teqe bektashiane. Mbi derën gjysmë të hapur të saj lexojmë: Kërkojmë prej Zotit Xh.Sh. mirësi e dritë për ne e ju. Gjurma e Shenjtit Sari Salltik, ndërtuar nga Z. Asllan Hasan Sula, 9.8.1992", dhe pak më tej, për të gjithë të pakujdesshmit është vendosur një tabelë tjetër: Në teqe hyhet pa këpucë.
Kjo teqe e vogël na kujton një histori shumë të vjetër që besimtarët krutanë e kanë fort për zemër. Në kohët moderne, i pari që e përshkroi këtë legjendë thellësisht të ngulitur ishte francezi Degrand. Sipas legjendës, "në kohna qi nuk mbahen mend", mbi malin e Krujës krejt në majën e tij, kishte zënë vend një kuçedër mizore. Kjo kishte zënë burimet e ujit dhe si kusht për të furnizuar qytetin me ujë kërkonte çdo ditë një njeri apo një ka. Shumë krutanë trima ishin ndeshur me të, me shpresën se do ta shpëtonin Krujën nga mynxyra, por nuk kishin pasur rezultat. Kjo punë duket se ka vazhduar gjatë derisa i ka ardhur koha për t‘u paraqitur te kuçedra vetë vajzës së prijësit të Krujës. Legjenda thotë se pikërisht në ato momente ishte shfaqur në qytet një dervish plak, Sari Salltiku. Pikërisht ky, i armatosur vetëm me një shpatë të drunjtë, arriti ta vrasë kuçedrën. Nuk u kërkoi krutanëve shpërblim, vetëm ta lejonin që të banonte në shpellën ku dikur rrinte kuçedra. Bash e në këtë vend u ndërtua më pas një teqe që është e njohur si vend pelegrinazhi.
Zakoni e do që çdo besimtar të qëndrojë në këtë teqe 24 orë, të paktën një herë në vit. Në majë të malit të Skënderbeut duhet të presë lindjen e diellit dhe ta përshëndesë atë me hedhjen e luleve dhe me të shtëna pushkësh. Kohë më vonë disa ziliqarë i kanë ngritur komplot dhe dervishit i është dashur të ikë. Shumë krutanë besojnë ende se ai u largua nga mali me katër hapa. Hapin e parë e hodhi pikërisht këtu ku ndodhemi ne, të dytin diku andej nga Shijaku, të tretin në Durrës dhe të katërtin … drejt e në Korfuz. Duhet të ketë pasur vërtet hall të madh dervishi shpëtimtar. Në vendin ku hodhi hapin e parë, thuhet se është ruajtur gjurma e tij dhe pikërisht prandaj është ngritur teqeja e vogël ku ndodhemi.
Buritë e një kamioni të madh, të stërmbushur me gurë, na i kthjellojnë mendimet. Vetëm pak minuta më vonë kemi përballë panoramën e Krujës në faqen e malit dhe në majë të malit përmbi të, teqenë e dervishit çudibërës.
Hija e Skënderbeut
Shiu i imët ka pushuar kur mbërrijmë në qendër të Krujës. Monumenti i Skënderbeut në qendër të qytetit herë vishet nga një tis mjegulle dhe herë të tjera ndriçohet nga një diell i ndrojtur. Krutanët shpejtojnë për në punët e tyre. Të mësuar me Gjergjin mbi kalë pakkush ia hedh sytë shqiptarit më të famshëm të të gjitha kohërave. Skënderbeu, i ngrirë në kohë, duket se ka vendosur të ketë po atë qëndrim kërcënues, me shpatën vringëlluese, me sytë që i shkrepin shkëndija dhe me kalin që duket se është bërë njësh me të. Neve na duket sikur më fort inatin e ka me pasardhësit e tij sesa me osmanët që i bëri copë-copë.
Kemi takuar dy miq krutanë, Muharrem Llullën, veteran i Monumenteve të Kulturës dhe Muharrem Gocin, mësues i vjetër historie. Të dy "Memat" do të na shoqërojnë në rikthimin tonë në Krujë. Një kafe e dytë duhet se s‘bën që të mund të bëjmë një plan të lëvizjeve. Në një lokal krejt të qetë, pak më larg Skënderbeut të inatosur, në krah të postës së qytetit, mundohemi të kuptojmë diçka më shumë për lidhjen e krutanëve me heroin e tyre. Nga biseda nuk është e vështirë të kuptohet se njerëzia këtu, dhe me të drejtë, e ka më parë mendjen te hallet e bukës së përditshme sesa te heronjtë dhe diskutimet akademike. "Si të janë dukur diskutimet mbi Kastriotin tani që ka dalë ky libri Schmitt-it", e pyesim profesorin e vjetër. Ky zihet ngushtë. "Ne jemi mësuar me një tjetër imazh të tij - thotë pasi është menduar ca - me atë pamjen që na paraqiste Naim Frashëri e të tjerët. E kemi të vështirë të përfytyrojmë ato që po thuhen tani. Pastaj se ç‘thonë për ca qarqe të caktuara…". Te togfjalëshi i fundit diskutimi akademik mbyllet me të drejtë. Përballë nesh një kopje e Skënderbeut të Spiro Xegës është vendosur në krah të një televizori HD. "Më trego për të", i thotë partnerit një vajzë e dashuruar në filmin që po transmetohet. Për një çast neve na duket sikur e dashuruara amerikane vërtet pyeti për Gjergjin tonë.
Nëpër Varosh
Varoshi është lagjja e parë e qytetit, qëkurse Kruja nisi të ketë jetë edhe jashtë kështjellës. Në këmbë të lagjes gjarpëron rruga e vjetër e pazarit-muze. Këtu grija zhduket. Këtu mbizotëron e kuqja, ngjyra e flamurit shqiptar. Të gjitha janë të ngjyera me të, qilimat, servisët e filxhanëve, tabakatë… Ecim një copë herë përmes pazarit të vjetër, të zhytur në një atmosferë që na kujton atë të kohëve të tjera. Pak gjëra të vjetra kanë mbetur ende pa u shitur, më shumë dallojmë prodhimet e sotme që ngazëllejnë ndjenjën tonë kombëtare.
Në njërin prej dyqaneve, Mem Goxci ndalon pak më gjatë se te të tjerët. "Në katin e tij të dytë mblidhemi ne, një grup shokësh që kemi krijuar një ansambël në vazhdën e pleqve të dikurshëm të Krujës. Një sofër e madhe në një odë të vjetër dhe pastaj, dajre, sigurisht të kuqe, çifteli, qeleshe, fyej, kjo është pamja e vendit ku bën prova "Grupi i Pleqve". Në të dalë na përshëndet një plak simpatik me mustaqe krejt të bardha. "Eshtë Mustafa Aruçi - na shpjegon profesori 94 vjeç. Eshtë i fundit nga grupi i famshëm i dikurshëm. Të tjerët nuk jetojnë më".
Krejt në anë të rrugës së pazarit ndodhet një xhami e madhe. Eshtë Xhamia e Varoshit, e rindërtuar së fundmi nga besimtarët. Xhamia është krejt e heshtur. Nuk kemi qëlluar në orarin e faljes. Përbri saj dëgjohet zhurma e një betoniere. Një shtëpi e vjetër, karakteristike krutane, me ballkonet e drunjta dhe një pallat i betontë, ngjitur me të, na kujtojnë se Kruja tashmë është vërtet në kufirin mes dy kohëve krejt të ndryshme.
Në kështjellën e Gjergjit
Ka pasur një fat të trazuar kështjella e Krujës. Luftëra të gjata, një sadrazem, i cili urdhëroi prishjen e bedenave të saj andej nga 1823, rrëshkitje dheu të panumërta, ia kanë bërë jetën të vështirë mureve të saj të lashta dhe krutanëve që e kishin ndarë mendjen të jetonin brenda tyre. Rrëshkitja më e fundit e frikshme ndodhi në 1994. Shtëpitë e fisit Veseli, që jetojnë poshtë mureve të kalasë desh vajtën për poshtë bashkë me përrenjtë që vinin nga mali. Tani një grumbull gurësh në skaj të rrethimit të brendshëm të kalasë fsheh një lëmsh të ngatërruar me hekur e beton që është futur me kujdes mes shkëmbit dhe mureve.
Ne ecim një copë herë mes objektesh tashmë të stërnjohura, Muzeut Kombëtar Skënderbeu, xhamisë së vjetër që është ndërtuar mbi themelet e kishës së vjetër të kalasë pak kohë pasi Kruja ra në duart e osmanëve, muzeut etnografik dhe më pas hyjmë në rrugicat e vjetra. Kalaja e Krujës është ende e banueshme. Shtëpi të vjetra, të rrethuara nga mure të larta dhe të përfaqësuara nga porta po aq të vjetra, janë shenja më e parë e një jete që kishte dikur lulëzimin e saj. Tash, shtëpitë janë të heshtura. Burrat kanë zbritur poshtë për punët e tyre, fëmijët dhe të rinjtë janë në shkollë, ndërsa amvisat kujdesen që tymi i oxhakut të shkojë gjithnjë drejt.
Në skajin perëndimor të mureve qëndrojmë një copë herë te hamami i vjetër. Eshtë një godinë që është ruajtur fort mirë. Kështu mendojmë kur e shohim nga jashtë, porse një vizitë brenda në hamam është një gjë që nuk duam t‘ia këshillojmë ndokujt.
Ca metra më tej lartësohet një teqe hijerëndë. Vendasit e quajnë "Teqeja e Dollmës", apo e "Haxhi Mustafait". Menjëherë pas saj shtrihet një panoramë e pazakontë, një ultësirë që shkon deri në Prezë e më përtej. Pjesën fare afër Krujës vendasit ende e quajnë me një emër që të kujton kohën e Skënderbeut: Zaharia. Një ulli lartësohet mbi disa varre të vjetra osmane. "Kësaj peme ne i themi ‘Ulliri i Skënderbeut - na tregon Mem Llulla - këtu të gjithë janë të bindur se është mbjellë prej vetë Gjergj Kastriotit. Aq fort është e ngulitur kjo histori sa që edhe në kohën kur krasitej ulliri, si për të gjithë ullinjtë e tjerë normalisht, ne na merrnin në telefon e na thoshin: Shpejt se po presin Ullirin e Skënderbeut".
Kërrusemi një tunel të gurtë për të dalë matanë mureve. Ky tunel u shërbente kështjellarëve për të marrë ujë në burimet që ishin brenda fortifikimit të parë. Poshtë mbahen ende në këmbë dy kulla hijerënda dhe një rrap stërshekullor që është djegur disa herë nga rrufeja. Me siguri janë të kohës së Gjergjit.
Për t‘u kthyer në sheshin qendror kalojmë mbi kalldrëmet e porsarestauruara të lagjes së "Kovaçëve". Edhe këtu e njëjta qetësi dhe e njëjta ngjyrë, diçka mes ngjyrës gri të gurit, reve dhe tymit të oxhakëve të Krujës. Në këtë qetësi vazhdojmë derisa Haxhire Preza, 80-vjeçare ka dalluar Mem Gocin. "T‘kalojsh ktu e mos e pijsh nji kafe nuk ka ba vaki", i drejtohet Nanë Haxhireje mësuesit të vjetër. E kështu, të dy bashkë kujtojnë histori të vjetra, miq të përbashkët, krushqira, shëndete e sëmundje, kohët kur Haxhireja punonte në avlemend në qilimat e Krujës…
Ca më tej ndalojmë për pak kohë përballë një varri monumental të vjetër. Këtu i thonë "Tyrbja e Syziut", por historia e të ndjerit me sy të zeza ka kohë që është harruar. Sikurse na kishte ndodhur shpesh gjatë këtij udhëtimi, zhurma e njohur e një betoniere na e heq vëmendjen nga historitë e vjetra. Vetëm pak metra më poshtë po ndërtohet Pallati i ri i Kulturës. Kruja vërtet po jeton dy jetë. Atë të kohës së Gjergjit dhe atë të kohëve tona.
VERE 1899
Xhiu i Fajës niset nga Sari Salltiku
Xhiu i Fajës (Haxhi Merlika) ka qenë një nga personazhet më të diskutueshme të Krujës së kohës së tij. Kishte rënë në gjak për çështjen e një pronësie dhe më pas kishte hyrë në shërbim si roje në shërbim të Gani bej Toptanit, i vëllai i Esat Pashë Toptanit të njohur. Ganiu arriti të bëhej deri adjutant i Sulltan Abdyl-Hamitit, por u vra në Stamboll pas një zënke nga Xhavid beu, djali i sadrazemit. Xhiu niset në Stamboll të marrë hakun e të zotit. Kjo histori është rrëfyer shumë vjet më pas nga nipi i tij, Mustafa Merlika-Kruja (1887-1958), ish-kryeministër i Shqipërisë gjatë pushtimit italian.
"… Një ditë prej ditësh i hën Esad Pashës n‘odë, vetëm për vetëm.
-Ǒasht Haxhi?
-Pashë, un due me shkue në Stamboll.
-Në Stamboll?
-Si urdhno.
-E ç‘do me ba në Stamboll mre?
-Me i marrë gjakun t‘im zot.
-Shih, shih budallai! Ti humb mre në Stamboll, ti je nji copë mish me dy së atje.
-Prandej po vij ke Zotnija jote, qi të më drejtojsh.
-Ku do me i marrë gjakun ti Ganiut? Ku e di tina se kush e ka vra ate?
-Pashë, ti e di ma mirë se un: kush tjetër mund ta ketë vra Gani Ben, veçse vetë vullneti e fjala e Sulltanit?...
… Para se t‘u niste për Stamboll në verën e vjetit 1899 - ishte 49 vjeç - Xhiu bani nji gostë të madhe në Sarisalltik të Krujës qi ngjati dy dit e dy net, thirri të tanë dashamirët e vet për me i përshëndetun për të mbrapmen herë, por pa i diftue gja kurrkuj. As t‘im et s‘i kishte kallzue se ku e pse po vente, por vetëm qi s‘kishte për t‘u kthye ma.
Me gjithë këtë im ungj u kthye prap mbas nandë vjet burgimi në burgun e përgjithshëm të Stambollit qi i a pat hapun dyert Revolucjoni i Tyrqve të Rij në 1908. N‘Urë të Gallatës shpëtoi për mrekulli nga sulmet e njerëzve të të vramit. Sulltan Hamidi i a ktheu dënimin me vdekë në burgim të përjetshëm, simbas zakonit qi kishte, me gjithë se i vrami Xhavid Beu, që i bir‘i Sadrazemit të vet Halit Refat Pashës. Kthimi i tij qe nji e leme për së dyti. Buja e këtij kthimi qe e madhe, si zani i tij e si puna qi kishte bamun. S‘mbet kush pa vojtun së paku me i a pimë nji kafe, shumë edhe të panjohun deri atëherë…".
(Shih: Mustafa Merlika Kruja, Kujtime vogjlije e rinije, "55", Tiranë 2007)