E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet në Shkodër një shtetas për një seri vjedhjesh

Forcat e policisë së Shkodrës ndaluan dje një 51- vjecar, nën akuzën për një seri vjedhjesh të materialeve të ndryshme. Burime zyrtare pranë komisariatit të Shkodrës thanë se, ndaj 51-vjecarit Hilë Gjokehilaj, lindur e banues në fshatin "Kodhel", Komuna Blinisht, Lezhë, u bë ekzekutimi i urdhër-ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Shkodër, pasi i lartpërmenduri në kohë dhe vende të ndryshme ka kryer një sërë vjedhjesh në disa lagje të qytetit të Shkodrës, si "Skenderbeg", "Liria", "Daniel Matlia", "Perash", etj.

Në bazë të hetimeve të kryera, ai ka përvetësuar 62 karta rimbushëse AMC dhe Vodafone, 66 paketa cigaresh, sasi të ndryshme materialesh me vlerë, pajisje prej sermi, etj. Sipas policisë, shtetasi Hilë Gjokehilaj, i realizonte vjedhjet duke hyrë në dyqane, duke bërë porosi për shumë mallra. Policia ka në dorë dokumentimin e plotë ligjor për të gjitha rastet me prova, si dhe ka kryer veprimet e duhura proceduriale. Materialet në ngarkim të shtetasit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Shkodër, për vepren penale të "Vjedhjes".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›