Në Kuzeji Guneji, Xhemre pendohet, kërkon divorcin, por Barësh e kërcënon
Kuzeji vendos të ik nga Stambolli, Gylten i thotë se Xhemre nuk është e lumtur me Barësh
Xhemre pendohet që është martuar me Barëshin, kur kupton dashurinë e vërtetë që Kuzeji ende ruan për të. Ajo mendon se bëri një gabim shumë të madh që u martua, pa folur më parë me Kuzejin për ndjenjat e tyre.
Divorci
Xhemre i thotë Kuzejit se ajo është e vendosur që të ndreq gabimin e saj dhe se martesa me Barëshin do të marrë fund, ndonëse nuk janë në dijeni të kurtheve të reja. Duke folur me Barëshin, Xhemre i thotë se ajo do ta lërë atë pasi dashuron Kuzejin. Ndërkohë ajo flet dhe me nënën e saj, duke ia bërë të qartë se tani e tutje nuk do të lejojë që fati të ndryshojë jetën e saj dhe se ajo vetë duhet ta ndryshojë atë.
Muaji i mjaltit
Biseda mes Samiut dhe Guneit do ti sjellë Kuzejin dhe Gunejin sërish përballë njeri-tjetrit. Pas kërkesës për divorc, Barësh kërcënon Xhemren dhe i kërkon që të mos ndahet nga ai. Xhemre është e detyruar të planifikojë muajin e mjaltit përballë Kuzejit. Xhemre diskuton me Barëshin, por nuk e kupton se sa thellë është zhytur në marrëdhënien me të, pasi firmosi certifikatën e martesës. Gylten justifikon veten të besojë se Xhemre do të jetë e lumtur pasi të shkojë në Paris me Barëshin.
Sami dhe Kuzeji
Disa ditë më pas Sami që është shtruar në spital, del prej tij. Kuzeji dhe Sami bëjnë një nga bisedat më emocionale dhe Sami i kërkon atij që të largohet. Kuzejit as që nuk i shkon ndërmend që Barëshi dhe Xhemre janë grindur dhe se Barëshi e kërcënoi atë. Xhemre mëson nga Demet se Kuzeji do të largohet dhe niset për ta ndaluar, por Barëshi nuk e lejon këtë.
Kuzey largohet
Pas bisedës emocionale me të atin për shkak të Xhemresë, Kuzeji vendos të ikë nga Stambolli. Gylten i thotë Kuzejit se Xhemre nuk është e lumtur dhe se ishte ajo që shmangu telefonatën e tij. Demet i thotë Kuzejit se Barëshi nuk e lejoi Xhemrën që të shkonte tek ai dhe se ai është në dijeni të dashurisë së tyre…
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Bulevardi Brazil, loja e Karminjës
kthehet në një rrëmbim të vërtetë
Maks i rrëfen Karminjës për biznesin që ngriti me Kleberson dhe Nina i përgjon mbrapa derës. Suelen i thotë Monalizas se Olenka po del me Iran. Zhorzhinjo mendon për Ninan gjatë gjithë kohës, ai e lë Deboran në spital, edhe pse ajo ka nevojë për të në këto ditë të vështira. Veronika dhe Noemia vendosin të organizojnë një darkë në mënyrë që burrat e tyre të njihen. Olenka dhe Darkson bindin Monalisan dhe Silas të shkojnë në ballo. Moreira kërcënon Maksin, duke i kërkuar paratë për një javë. Ronikito vështron Suelen duke diskutuar me Ramonin. Zhorzhinjo i thotë Ninas se do të ndahet nga Debora, dhe se do të qëndrojë me të. Maks sugjeron të realizojnë rrëmbimin e Karminjas për të fituar paratë e humbura. Suelen i thotë Ramonit se Leandro është i dashuri i saj. Monalisa pranon të bisedojë me Sailas. Nina i tregon Lusinës se Maks dhe Karminja po sajojnë një rrëmbim. Nina garanton Lusindan se do ti provojë Tufonit se Karminja po e gënjen. Silas arrin të rezistojë sharmit të Monalisas. Zhorzhinjo bisedon me Tufon në lidhje me Ninan. Zeze i tregon Murisit se Leleko do të jetojë me Tesalian në shtëpinë e saj të vjetër. Maks planifikon me Moreiran rrëmbimin lojë të Karminjas. Tomas njihet me Deboran. Kadinjo sajon një gënjeshtër që ti japë fund miqësisë mes Veronikas dhe Noemias, por nuk ka sukses. Nina fshihet në makinën e Karminjës dhe dëgjon se si do ta sajojë rrëmbimin me Maskin. Nina zbulon se rrëmbimi fals i Karminjës do të ndodh pas prezantimit të kërcimit të Agatas. Zhorzhinjo kujdeset për Deboran. Nina del me nxitim nga vila kur Zhanina vjen. Karminja bëhet nervoze kur fillon prezantimi i Agatas. Tufon merr një shënim anonim që e lajmëron për rrëmbimin e gruas së tij, por nuk i kushton vëmendje. Karminja rrëmbehet nga Serzho dhe Tubaro dhe të gjithë tremben. Zeze dyshon se Nina është e përfshirë në rrëmbimin e Karminjas. Moreira i telefonon Tufonit. Nina kërkon Lusindën. Zhorzhinjo shkon në shtëpinë e Tufos për të mësuar në lidhje me rrëmbimin e nënës. Nina ndjek Maksin. Nina gjen vendin ku mbahet Karminja. Zhorzhinjo gënjen për të mbrojtur Ninan, Karminja bën një foto për tia dërguar Tufonit. Nina vendos ti shkruaj një tjetër biletë Tufonit. Leandro mbron Suelen nga Ramoni. Moreira i kërkon para Tufos për lirimin e Karminjas. Nina paraqit alibinë, por Murisi mendon se ajo është e përfshirë në krim. Tomas viziton Deboran dhe Kadinjo fshihet. Tufo merr biletën për vendndodhjen e Karminjas. Nina ngushëllon Agatan. Monalisa i jep Ivanas paratë për lirimin e Karminjas. Ivana i komenton Maksit për biletën që Tufon mori. Tufon, Leleko, Zenon dhe disa policë shkojnë në vendin e rrëmbimit. Moreira e çon Karminjan në një vend tjetër dhe lajmëron se rrëmbimi nuk është më një farsë. Nina zhgënjehet kur mëson se Tufoni nuk e demaskoi gruan e tij. Moreira lajmëron Maksin se rrëmbimi i Karminjas tani është i vërtetë. Zenon merr në pyetje Ninan, që sajon se ishte me të dashurin në orën e rrëmbimit. Nina kërkon që Betanjia të konfirmojë alibinë e saj. Zhorzhinjo tenton të zbulojë me Lusindan sekretin e Ninas. Karminja zbulon se ku e mbajnë të burgosur dhe lajmëron Maksin, Nilo i zbulon adresën e Ninas, Zhorzhinjos. Maks gjen Karminjan. Zhorzhinjo shkon në shtëpinë e Ninas…