E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Librazhd ku jeta nis ne luginen e Shkumbinit

Treva e Librazhdit ka nje trashegimi kulturore historike e natyrore te pazevendesueshme ajo nuk ka mundur ti konservoje ato si duhet...

Si ne cdo qyteterim te lashte edhe ne trevat e Librazhdit jeta ka filluar ne luginen e lumit Shkumbin. Po te permendim gjurmet e para njerezore ne luginat e lumit Eufrat dhe Tiger te Mesopotamise e ne luginen e lumit Nil te Egjiptit te lashte do te arrijme ne perfundimin se Shkumbini e ka bere zonen te ishte pjese e kesaj jetese. Lugina e Shkumbinit u be pre e krijimit te jetes ne treven e Librazhdit qe nga Prehistoria e deri ne ditet e sotme. Terreni mjaft i favorshem tokat pjellore plotesimi i nevojave per uje e shume elemente te tjera e bene kete treve qe te kishte nje jete aktive. Perpos te tjerave treva eshte nje zone me nje pasuri te pazevendesueshme kulturore e historike. Pozita gjeografike e ka favorizuar kete vend qe te jete pjese e shume metamorfozave te evoluimit njerezor. Teorite e shumta qe hidhen mbi ekzistencen e ketij vendi qe ne lashtesi jane te llojeve te ndryshme. Treva e Librazhdit ka ne perberje te saj 24 monumente qe jane shpallur nga Ministria e Kultures monumente te shkalles se pare dhe te dyte. Trashegimia arkeologjike eshte gjetur ne pjese te ndryshme te treves. Ne varesi te gjetjeve arkeologjike kemi nje ndarje te vendbanimeve. Keto vendbanime ndahen ne vendbanime te hapura shpellore dhe te fortifikuara. Ne vendbanimet e hapura futen gjetjet arkeologjike ne zonen e quajtur Rrajce-Fushe te cilat jane kryesisht objekte qeramike dhe lidhen me periudhen e Neolitit te hershem. Objektet e gjetura ne kete zone ngjajne me ato te Kolsh I Kukes por ne varesi te pikturimit te qeramikes duket se objektet e Rrajces jane me te hershme. Po keshtu ne grupin e vendbanimeve te hapura futet edhe zona Qukes-Shkumbin e cila mund ti perkase nje periudhe me te vone Bronzit. Grupin e vendbanimeve shpellore e gjejme kryesisht ne Pishkash. Keto vendbanime i perkasin prehistorise. Grupi i trete jane vendbanimet e fortifikuara te cilet ndodhen ne Qukes-Skenderbej Orenje Zdranjsh Dragostunje etj.

Gjetjet me te rendesishme arkeologjike jane nje fragment cekani guri nje sepate dyhereshe e shek. XII-XI p.e. s. Polis 1971 nje maje heshte prej bronzi nje shpate bronzi shek. XII-XI p.e. s. Rashtan 1979 dhe nje perkrenare bronzi shek. V p.e.s. e deri ne shek. II te eres sone Rrajce. Pervec trashegimise arkeologjike mjaft te rendesishme Librazhdi vleresohet per vlera te jashtezakonshme etnografike. Ne keto vlera futen nje sere kategorish si p.sh. veshjet dhe kategorite e tjera te trashegimise shpirterore. Sipas tipareve te veshjeve tradicionale Librazhdin mund ta ndajme ne kater rrethina kostumologjike. Ndarja e kesaj treve ne rrethina kostumologjike ka nje ndikim edhe nga nje ndarje me e madhe. Kjo ndarje me e madhe eshte ndarja e te gjitha trevave te Shqiperise ne krahina etnografike. Po keshtu treva eshte shume e shquar per folklorin e saj te pazevendesueshem dhe kulturen e ndertimit te baneses. Gjithashtu zona ka te ruajtur edhe ditet e sotme zakone dhe doke tradicionale. Megjithese treva e Librazhdit ka nje trashegimi kulturore historike e natyrore te pazevendesueshme ajo nuk ka mundur ti konservoje ato si duhet. Per kete gje dua ta drejtoj gishtin per te bere fajtore shume elemente. Fajtori kryesor eshte pushteti vendor dhe qendror me pas vijne institucionet qe merren me ruajtjen konservimin dhe promovimin e trashegimise kulturore dhe me pas komuniteti. Faktoret kryesore denigrues jane dy njeriu dhe koha. Per mendimin tim njeriu ka bere nje shkaterrim me te madh te kesaj trashegimie. Shikon banesa te shpallura Monument Kulture qe kane ndryshuar vlerat e tyre te autenticitetit konteksti ne te cilin ato ndodheshin nuk eshte me ai i pari. Ajo qe e arrin kulmin eshte se mbi nje banese qe ekziston akoma ne listat e monumenteve te kultures eshte ndertuar nje kasolle bagetish e cila i sherben pronarit te tokes. Vendbanime te fortifikuara pothuajse nuk ekzistojne me njerezit kane filluar ti shkulin guret e ketyre mureve kjo jo per fajin e tyre sepse ata as qe e kane idene se ai eshte nje fortifikim prehistorik.

Muzeu i Librazhdit eshte nje muze i kategorise se pare dhe mbane ne vetvete vlera te jashtezakonshme kulturore. Ky muze per vite me radhe eshte cilesuar si nje muze model. Po cfare i ka ndodhur sot Sot ky muze eshte ne meshire te fatit. Objektet po shkojne drejt shkaterrimit pasi jane te ruajtur ne nje menyre jo normale. Problem i madh per pushtetin vendor te zones eshte se ka punesuar ne vendet e TK-se njerez jo kompetente. Asnjehere nuk behet nje pune e mire kur ti nuk e ke idene se cfare duhet te beshhellip kjo po ndodh me personelin qe kujdeset per trashegimine kulturore te treves. Pervecse nje nevoje e menjehereshme per mbrojte e konservim trashegimia e Librazhdit ka nevoje per nje promovim. Te pakten banoret e zonave qe ndodhen keto monumente duhet ta dine se prane fshatit te tyre ndodhet nje fortifikim prehistorik apo dicka tjeter. Ata duhet te informohen se cfare do te thote te mbrosh identitetin dhe kulturen tende.

Muzeut Etnografik si mjet i fuqishem ruajtje

Qyteti i Librazhdit ka patur fatin e madh te kete ne perberje te tij nje muze te Kategorise I. Krahina e Librazhdit ka trasheguar nga e kaluara e saj e larmishme nje kulture te gjere etnografike qe mbi bazen e kultures kombetare eshte zhvilluar e pasuruar gjate shekujve qe sot perfaqeson kulturen etnografike te krahines se Librazhdit. Ne kuadrin e 35 vjetorit te Clirimit me 23.11.1979 ne qytetin e Librazhdit u perurua muzeu etnografik i rrethit nje nga muzete etnografik me te pasur e me te organizuar i ngritur nen drejtimin etnografit me me pervoje ne vendin tone Rrok Zojzi.

Ne kete muze jane bere perpjekje per te dhene nje tablo sa me te plote dhe te sakte te kultures popullore. Muzeu ne perberje te tij eshte i perbere me elemente te ndryshme dhe te shumellojshme. Ne mjedisin e ketij muzeu paraqitet jeta ekonomike e popullsise se vendit e zhvilluar ne baze te kushteve jetesore klimatike dhe vendosjes se vendbanimeve. Nje vend te rendesishem zene mjediset familjare si konaku i miqve qe pasqyron traditen e mire te mikpritjes dhe shtepia e bukes. Ne kete mjedis jane te vendosur objektet karakteristike te baneses fshatare. Treva e Librazhdit ndodhet ne nje pozite gjeografike shume te favorshme per zhvillimin e mjeshterive te ndryshme si p.sh. perpunimi i gurit drurit metalit etj. Duke qene nje vend me pasuri te shumta natyrore ne kete krahine ushtroheshin mjeshteri te ndryshme si ajo e perpunimit te gurit te drurit te ndertimit te banesave te metalit te tekstilit etj. Disa nga prodhimet dhe mjetet e punes te ketyre mjeshterive jane vendosur ne mjedise te vecanta te muzeut. Pjesen me interesante e ketij institucioni muzeor e perben mjedisi jashtem i cili me objektet e tij si gozhdare e misrit koceku mulliri derstila pusi sharra e ujit etj. jo vetem qe behet pjese plotesuese e muzeut por ai rrit vleren e atij si qender edukimi dhe clodhjeje. E pra ku eshte tashme ky oborr kaq interesant i cili e bente muzeun akoma me terheqes. Tashme ne ambientet e jashtme te ketij muzeu nuk ka asgje. Ne oborrin e tij ka nje zbrazti te plote. E vetmja gje qe mund te shohesh eshte vec nje gjysme mur guri i cili sipas parashikimit tim duhet te kete qene pus. Ne kete mur te vogel qe i ka rezistuar kohes eshte ndezur nje zjarr nuk di per cfare arsyeje dhe muri ka marre nje nuance bloze. Askush nuk e permend kete gje askush nuk shqetesohet per shkaterrimin e ketij oborri. Madje shume pak njerez e mbajne mend qe me pare ky muze ka pasur nje oborr fantastik.

Zakonet e mira kenget dhe vallet kostumet e bukura te stolisura me mjeshteri flasin per nje kulture etnografike te pasur te kesaj krahine. Te terheq vemendjen maketi i shtepise me teliz te Cermenikes theksoret e Polisit rozetat e bukura te tavaneve konaku i miqve te shtruar bukur me pajisje perkatese seria e zileve gorriku per te pjekur buke dhe shume eksponente interesante. Eumlshte ky ne natyre ku nuk mungon as burimi i fshatit i zhytur mes gjelberimit. Pervec gjelberimit ketij muzeu nuk i ka mbetur asgje me ne pamjen e jashtme. Duke lene pas pamjen e jashtme te ketij muzeu le te flasim pak per gjendjen e objekteve qe ndodhen ne kete muze.

Impakti i pare qe te jep muzeu sapo futesh eshte se ky eshte nje muze fantastik por do nje mendje te ndritur. Gjendja e objekteve etnografike eshte e mire por ndodhen ne meshire te fatit. Kostumet popullore jane te futur ne disa dollape te vjeter te palosur shuk. Sic duket ato do te shkaterrohen shume shpejt n.q.s. vazhdojne te qendrojne ne ate menyre. Objektet e tjera ne teresi duken mire me ndonje demtim te vogel. Ndersa po te flasesh per katin e dyte te muzeut ku ndodhet pavijoni i arkeologjise eshte nje situate per te ardhur vertet shume keq. Objektet e gjetura ne zonat arkeologjike te Rrajces Rashtanit Togzit Dorzit Pishkashit etj. ndodhen aty te hedhura si germadha. Jane te mbuluara nga pluhuri dhe pa asnje etikete.

Po keshtu shume pankarta me shkrime historike jane te heshtura e te thyera. Muzeu ne vetvete ka pasur edhe objekte dhe fotografi te Luftes Nacionalclirimtare te gjitha fotografite dhe skulpturat e figurave te kohes jane te demtuara. Ne kete pjese muzeu ka nevoje per nje restaurim.

Ne cfare gjendje jane sot monumentet

Kalaja e Rajces

Kjo kala ndodhet ne pjesen e siperme te lagjes Rrajce Skenderbej. Nga kjo kala vazhdojne te ekzistojne vetem disa mure ne gjendje rrenoje. Ajo eshte shpallur monument kulture ne vitin 1973. Qe prej asaj kohe ne te nuk jane bere nderhyrje konservimi apo restaurimi. Banoret e zones thone se nuk dine asgje rreth kesaj kalaje madje shume nga ata mendojne se ajo nuk ekziston fare. Pleqte e zones e kujtojne ate vetem si nje vend qe arkeologet kane ardhur dikur dhe kane zbuluar disa varre. Kjo do te thote qe ky monument nuk ka as promovimin minimal. Monumentin nuk e njohin banoret e jo me qe te njihet nga turistet.

Kalaja e Dardhes

Edhe kjo kala ndodhet ne pjesen e malit te Dardhes. Nga kjo kala kane mbetur vetem disa pjese te mureve rrenoja. Askush nga banoret qe kam pyetur nuk e dine ku ndodhet. Sipas Mesuesit te Merituar Rrahman Gjorga nga kjo kala kane mbetur rrenoja te cilat ekzistojne edhe sot.

Kalaja e Lunikut

Ndryshe kjo kala quhet edhe si kalaja e Prasit. Kete emer ajo e ka marre nga vendi ne te cilin ajo ndodhet pasi ajo ndodhet tek Guri i Prasit midis Lunikut dhe Zgoshtit. Nga kjo kala kane mbetur rrenoja. Terreni ne te cilin ndodhet eshte shume i thyer.

Kalaja tek Qafa e Gjergjit

Objekti ndodhet lart fshatit te quajtur Qukes Skenderbej. Ndodhet lart ne mal ne krahun e majte te tij. Nga kjo kala kane mbetur pak rrenoja.

Ura e Kamares

Ndodhet ne fshatin Mirake. Ura ka pasur disa periudha ndertimi. Objekti ka pesuar nje rindertim gjate periudhes Osmane. Gjendja e ketij monumenti eshte e mire pasi ajo eshte restauruar. Themelet e ures duken shume te forte dhe ajo vazhdon tiu sherbeje akoma banoreve te zones. I vetmi defekt i ures jane heqja e disa gureve ne shtresen pra nga ne teresi ajo eshte ne gjendje te mire. Sipas vezhgimit tim shtreses se ures i mungojne rreth pese gure.

Ura e Gurit

Kjo ure ndodhet midis fshatit Polis dhe Rrushbullit ne zonen e quajtur Gostime. Per kete arsye nuk munda te identifikoj gjendjen e saj ne ditet e sotme.

Ura antike Kecit Kocit

Ne listen e monumenteve kjo ure thuhet se quhet ura e Kecit. Por prof. Rrahman Gjorga thote se kjo ure quhet ura e Kocit. Kjo ure ndodhet ne fshatin Mirake paralel me uren e Kamares. Sipas vezhgimit tim nga kjo ure nuk ka mbetur asgje. Une nuk kam mundur te identifikoj asgje. Megjithese mendoj se ne rrenojat qe kane mbetur nen uren e re te Haxhi Beqarit duhet te jene edhe rrenojat e kesaj ure. Kam pershtypjen se ne keto rrenoja nuk eshte vetem nje ure por dy.

Rrenojat e ures antike mbi lumin Shkumbin ne bregun e djathte te Haxhi Beqarit

Poshte ures se Haxhi Beqarit ne fshatin Mirake ndodhen rrenojat e ures antike. Themelet e kesaj ure ne disa pjese jane te plasaritura dhe rrezikojne te shemben. Ne disa pjese muri eshte i lidhur me shkembin qe ndodhet ne terren. Muret ne disa pjese jane te mbuluar nga shkurret dhe disa pllaka te medha betoni.

Traseja e rruges Egnatia nga ura e Haxhi Beqarit deri ne Qukes

Kjo trase perbehet nga pjese te rruges Egnatia dhe stacione te saj qe ruhen edhe ditet e sotme. Gjendja e kesaj rruge eshte me e mire se nga pjeset e tjera. Madje ne disa pjese duket qarte rruga e vjeter. Problematike eshte se kjo rruge vazhdon te jete funksionale dhe ne disa pjese te saj ecin akoma makinat gje qe e demton rrugen. Pjese te ruajtura mire jane ne Spathare Dardhe si dhe stacioni i Xhyres. Ne disa pjese midis Dardhes dhe Xhyres muri qe mban rrugen eshte prishur. Duket se askush nuk kujdeset per te dhe per pjeset e prishura.

Stacioni Romak tek Hanet e Prosekut

Ky stacion ndodhet ne pjesen mes fshatit Dardhe dhe Xhyre. Ky stacion tashme eshte rrenoje. Poshte ketij stacioni ndodhet nje fushe qe ka kete emer Fusha e Prosekut.

Kompleksi i shtate cezmave te Moisi Golemit

Ndryshe ky kompleks cezmash quhet Cezmat e Maramotres. Monumenti ne fjale ndodhet ne fshatin Berzeshte. Shtate cezmat jane shpallur monument kulture me 1973 dhe vazhdojne te ekzistojne akoma. Gjendja e tyre nuk eshte e mire ato jane lene ne harrese. Cezmat ndodhen prane rrapit te Berzeshtes i cili mendohet te jete 600 vjecar. Per faktin qe ndodhen ne nje zone qe ne pranvere festohet nje festa e Berzeshtes vendi ka marre nje zhvillim te vogel turistik. Ne kete vend eshte ndertuar nje lokal i cili per nga menyra e ndertimit e ka ruajtur disi formen tradicionale te objektit. Nga jashte eshte i veshur me gure dhe shkallet i ka prej rrase. Problemi qendron se ky lokal ne afersi te tij ka ndertuar shtate cezma te njejtat si ata qe jane monument kulture. Cezmat e reja kane te njejten forme ndertimi dhe jane te ruajtura shume mire. Pak ne ane te tyre ndodhen cezmat e verteta gjendja e tyre eshte e renduar. Bukuria e tyre eshte zbehur pasi cezmat ne anen tjeter jane me te pashme dhe shume me te mirembajtura. Sipas ligjit te trashegimise thuhet se nje monument mund te rindertohet nese eshte shkaterruar apo djegur. Monumenti rindertohet ne te njejten teknike dhe forme me leje te organeve te specializuara. Ne kete rast pronari i lokalit ka pasur deshire ti ndertoje keto cezma dhe ashtu ka bere dhe vertete nuk ka pasur asnje problem.

Kisha ne shpellen e fshatit Koshorisht

Monumenti eshte nje shpelle eremite. Ajo ndodhet ne faqen e malit te Letmit. Ka nje gjatesi prej 10 m gjeresi 6 m dhe nje lartesi prej 3 m. Sipas prof. Gjorgajt Shpella eshte e suvatuar dhe i perket shek. XII-XVI. Pjesa e tavanit eshte e demtuar. Per tu futur ne kete shpelle ka shume veshtiresi. Ajo vazhdon te ekzistoje edhe sot me disa demtime kryesisht nga njeriu.

Kisha ne shpellen e Qafe-Thanes

Kjo kishe ndodhet ne pjesen e berrylit ku ngjitesh per Qafe-Thane. Per fat te keq kjo shpelle nuk eshte me funksionale. Ndertimi i rruges gjate vitit 2002 e demtoi kete monument megjithese ne hyrje te saj u ndertua nje hyrje prej betoni per ta mbrojtur ajo u shemb. Hyrjen e ka mbuluar dheu dhe nuk lejon kalimin ne asnje lloj menyre.

Banesa e Qamil Cenit Gurakuq

Banesa ndodhet ne qender te fshatit. I eshte prishur origjinaliteti kryesisht ne pjesen e dritareve. Tashme ruhet nga nipi i Qamilit Gezim Baca. Banesa eshte restauruar rreth viteve 1985-1986. Vlera e autenticitetit nuk eshte me shume prezente ne banese.

Ajo ka evoluar me kohen duke harruar se eshte shpallur monument per faktin se mbart vlera te medha tradicionale.

Banesa e Hazis Lales Rinas

Ruhet nga pjesetare te tjere te familjes Lala. Gjithashtu edhe kjo banese e ka humbur origjinalitetin e saj. Eumlshte restauruar rreth viteve 1985-1986.

Banesa e Arif Snalles Kostenje

Banesa ndodhet ne fshatin Kostenje te komunes se Lunikut. I eshte prishur konstrukti. Eumlshte trekateshe. Banues ne kete ndertese eshte dhendri i Arifit Xhafe Shehu.

Banesa e Shaqir Balles Kostenje

Banesa ka pesuar nje demtim te madh dhe i eshte ndryshuar konstrukti. Pas Shaqirit ne kete banese banonte kusheriri i tij. Tashme ne te nuk dihet se kush banon.

Banesa e Gani Allushit Zdrajsh

Kjo banese nuk ekziston me. Ajo eshte prishur shume vite me pare. Sipas banorit te zones Qazim Goli mbi kete banese ka rene zjarr dhe qe atehere ajo u prish. Nga kjo shtepi kane mbetur tashme vetem nje pjese e shkalleve. Mbi themelet e ketij monumenti kulture tashme eshte ndertuar nje kasolle bagetie. Askush nuk i ka thene autoriteteve se kjo banese nuk ekziston me.

Banesa e Xhevdet Tomes Orenje

Pamja e jashtme e kesaj banese duket mjaft e mire por ambientet e brendshme nuk jane ne kushtet e duhura. Duket si nje shtepi me nje arkitekture te mrekullueshme por e lene ne meshire te fatit. Ne brendesi mund te dallohen pjese te ndryshme te murit te cara dhe qe rrezikojne renien. Ne banese nuk banon asnje njeri po keshtu askush nuk kujdeset per te. Pas Xhevdetit ne kete shtepi ka banuar i nipi i tij po me ndryshimin e kushteve ai eshte larguar. Banesa eshte restauruar me 1985-n.

Qyteza e Zdrajshit

Kjo qyteze nuk ben pjese ne monumentet e kultures por po flas per te pasi kam shkuar ta shoh se ne cfare gjendje eshte. Banoret nuk kishin asnje lloj ideje se ne zonen e tyre ekzistonte nje qyteze e vjeter. Madje kur une i pyesja se a kishin germuar arkeologet ndonjehere ne keto ane ata thoshin cfare... Jo as qe e kemi degjuar ndonjehere. Por nje plak me emrin Beqir Halili rreth te 95-ve mu pergjigj Aaaa e ke fjalen per varrezat e pellazgeve... po moj bije i di ku jane. E shikon ate majen e shkembit aty lart. Mbi ate maje eshte nje fushe e vogel. Aty jane varret e pellazgeve. Merr Vasilin dhe shko. E di ai se con delet atje ai. Vasili ishte nipi i vogel i ketij plaku kaq babaxhan. Mbi shkemb ndodhej vertet qyteza e Zdrajshit ajo dallohej qarte sepse ne kete fushe te vogel kishte grumbuj te medhenj guresh. Guret ishin shkulur nga femijet qe shkonin me dele pasi ata donin te luanin dhe ne kete forme ata krijonin shtepi imagjinare. Keta femije nuk e dine se kjo eshte nje zone arkeologjike. Ata mendojne se guret thjesht kane qene aty. Kur Vasili e kuptoi se kjo ishte nje zone arkeologjike u habit dhe tha Ne fshatin tone ka varreza te vjetra. Duke pare gjendjen e tanishme te kesaj qyteze kuptohet shume qarte se dhe pak vite i duhen per tu zhdukur fare. Nga ajo qe une konstatova ishte se ne kete vend ekziston vetem nje pjese muri e vogel pasi pjeset e tjera jane shkaterruar. Dikush duhet te beje dicka. Dikush duhet ta informoje kete komunitet qe ai mos ta shkaterroje me kete zone.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›