E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestina, Shqipëria mes 2 zjarreve, SHBA e BE

TIRANE- Palestina vendos në pozitë të vështirë Tiranën zyrtare përballë dy aleatëve të saj strategjikë: SHBA dhe Bashkimit Europian. Kjo për shkak të luftës së ashpër diplomatike që po zhvillohet për njohjen e shtetit të Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Shqipërisë i duhet tashme të zgjedhë mes Izraelit dhe Palestinës.

Palestinezët, me mbështetjen thuajse në bllok të vendeve të BE-së, kanë deklaruar se do t’i kërkojnë me këmbëngulje Këshillit të Sigurimit të miratojë anëtarësimin e tyre në OKB. Por Shtetet e Bashkuara, aleatët më të afërt të Izraelit, kanë kërcënuar se do t’i vënë veton një kërkese të tillë nëse ajo shkon në Këshillin e Sigurimit. Në këtë situatë të vështirë diplomatike, pritet me interes se cili do të jetë qëndrimi i Shqipërisë në OKB. Do të rreshtohet përkrah vendeve të BE-së apo do përqafojë qëndrimin e SHBA. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se ndonëse është kontaktuar

Ministria jone e Jashtme, është refuzuar të zbardhet vota që Tirana do të japë në OKB për cështjen e Palestinës. Vendi ynë ka një histori miqësie me popullin e Izraelit por edhe me Palestinën. Ndërkohë që në raport me Kosovën, çështjen më të rëndësishme të diplomacisë shqiptare, si Izraeli ashtu edhe Palestina mbajnë të njëjtin qëndrim. Izraeli nuk e njeh si shtet Kosovën ndërsa palestinezët janë të poziconuar në të njëjtën valë qëndrimi sikundër Serbia dhe Rusia. Për të dyja këto arsye, dilema që mundon Tiranën nuk është në thelb as Izraeli dhe as Palestina por se me cilin nga dy aleatët e mëdhenj duhet të rreshtohet: Me qëndrimin amerikan apo me atë të BE-së? Kërkesa e palestinezëve për njohjen e tyre si shtet do të marrë përgjigje në mbledhjen e ditës së premte të Asamblesë së OKB-së.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›