Në Maqedoni zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve
Në Maqedoni po votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Konservatori Gjorgje Ivanov,i cili përfaqëson partinë më të madhe në vend VMRO-DPMNE, është kandidati që mori më shumë vota dy javë më parë. Ai po përballet me socialdemokratin Ljubomir Frçkovski. Votimet do të jenë të vlefshme nëse 40% e zgjedhësve do të marrin pjesë në to sot. Votimet presidenciale po shihen edhe si një referendum për të ardhmen e vendit në NATO, pasi dy kandidatët kanë mendime të ndryshme nëse Maqedonia duhet apo jo ta ndryshojë emrin sipas kërkesës së Greqisë. Zoti Ivanov, i cili mbështetet nga qeveria aktuale, ka thënë se Maqedonia nuk ka pse ta ndërrojë emrin e vendit, por kundërshtari i tij Frçkovski ka bërë thirrje për kompromis me Greqinë në lidhje me emrin. //mm//