Hyrja në NATO, aktivitete festive në kryeqytet

Kryeqyteti sërish sot deri në darkë do të përfshihet nga aktivitete të shumta me rastin e hyrjes së Shqipërisë në NATO. Aktivitetet festive janë programuar në sheshin Nënë Tereza kryeministri Berisha do të takohet me studentët e Akademisë së Arteve. Më pas Kryeministri Berisha do të përshkojë në këmbë bulevardin "Dëshmorët e kombit" për të ndaluar para Galerisë së Arteve ku do të takohet me fëmijët. Sërisht në këmbë Kryeministri do të mbërijë në sheshin Skënderbej për të qëndruar në tribunën e mitingut të organizuar me mesazhin "Shqipëria ne NATO". Pas fjalimit që kryeministri do të mbajë në sheshin Skenderbej, një koncert madhështor me këngëtarët më të njohur do të vijojë për të gjithë qyetarët. Në konceret do të jenë artistët Redon Makashi, Alkesander gjoka, jonida maliqi, grupi Kthjellohu, grupi elita 5 si dhe grupi i njohur UB40