Anëtarësimi në NATO, nisin festimet në kryeqytet

Kanë nisur festimet në kryeqytet me rastin e hyrjes së Shqipërisë në NATO. Kryeministri Berisha së bashku me bashkëshorten e tij dhe me Kryeparlamentaren Topalli i hapi festimet në sheshin "Nënë Tereza" ku studentët e akademisë së arteve kanë shfaqur performancën e tyre për këtë eveniment. Pasi u njoh me këtë performancë Kryeministri Berisha ka përshkuar në këmbë bulevardin "Dëshmorët e kombit" për të ndaluar para Galerisë së Arteve ku do të takohet me fëmijët. Sërisht në këmbë Kryeministri do të mbërijë në sheshin Skënderbej për të qëndruar në tribunën e mitingut të organizuar me mesazhin "Shqipëria ne NATO". Pas fjalimit që kryeministri do të mbajë në sheshin Skenderbej, një koncert madhështor me këngëtarët më të njohur do të vijojë për të gjithë qyetarët. Në konceret do të jenë artistët Redon Makashi, Alkesander gjoka, jonida maliqi, grupi Kthjellohu, grupi elita 5 si dhe grupi i njohur UB40