E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Mercedes, për kohë të gjatë

Michael Schumacher e ka ndërmend të qëndrojë për një kohë të gjatë tek skuteria Mercedes GP. Piloti gjerman ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin gjerman, por ai thotë se mund të qëndrojë edhe më shumë te ky ekip.

“Nuk mendoj të ndalem me kaq”, ka thënë Schumacher, në një intervistë dhënë tabloidit gjerman, Bild, duke iu referuar kontratës trevjeçare, të nënshkruar me Mercedes GP.

“Kjo ide ka lindur nga skuadra dhe unë e shoh si një konfirmim besimi ndaj meje. Gjëja e mirë është se Mercedes beson në mua dhe ma ka dhënë mundësinë që të arrijmë sukses në periudhën trevjeçare. Por, fundi nuk duhet të arrijë pas tri vjetësh”, vazhdoi shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, i cili iu rikthyer këtij sporti së fundmi, pasi kohë më parë i kishte dhënë fund karrierës si pilot, sa garonte me Ferrarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›