E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Nju Jork u zhvillua seanca per Kosoven - Hoxhaj dhe Jeremiq shkembyen fjale te renda

Shumica e ambasadoreve te vendeve anetare te KS te OKB nenvizuan se gjendja ne tremujorin e fundit ne Kosove ishte stabile dhe e qete - deri me 25 korrik. Pas vendimit te qeverise kosovare per te bllokuar mallrat serbe per shkak te bllokimit te mallrave kosovare nga Serbia dhe dergimit te njesise speciale per te vendosur rendin dhe ligjin edhe ne veri te vendit ne dy pika kufitare mes Kosoves dhe Serbise filluan incidente. Kjo rezultoi me vrasjen e nje polici dhe me deme te konsiderueshme materiale.

Ftesat per heqje dore nga dhuna dhe per dialog Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ban Ki Moon

Sekretari i pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon i ka bere thirrje paleve qe te perbahen nga aktet e dhunes dhe te kthehen ne tavolinen e bisedimeve. Ndersa zevendesshefi i UNMIK-ut Farid Zarif tha se retorika e Beogradit dhe Prishtines e koheve te fundit nuk i kontribuon qetesimit te gjendjes. Ambasadori gjerman Peter Wittig theksoi se problemi me i madh ne Kosove ka te beje me kriminalitetin e organizuar. Ai kerkoi qe gjendja me strukturat paralele ne veri te trajtohet edhe ne dialogun mes Prishtines dhe Beogradit duke shtuar se pavaresia e Kosoves nuk mund te kontestohet. Gjermania do te vazhdoje me promovimin e perspektives evropiane te Kosoves. Ndersa qellimi i saj eshte paqja dhe stabiliteti ne mbare rajonin theksoi ambasadori gjerman.

Zevendesministrja e Jashtme amerikane Rosmari DiKarlo tha se160Kosova ka te drejte te shtrije sundimin ne tere territorin. Ajo kerkoi heqjen e strukturave paralele serbe dhe largimin e forcave policore serbe nga Kosova.

Perfaqesuesi britanik dhe ai francez kerkuan nga palet te jene konstruktive dhe ti kthehen dialogut. Ndersa ambasadori rus Vitalij urkin denoi nderhyrjen e policise kosovare ne veri te Kosoves duke shtuar se vendi i tij plotesisht mbeshtet integritetitin territorial te Serbise.

Refuzohet kerkesa ruse

KS i OKB refuzoi nje kerkese te Rusise qe me nje deklarate presidenciale te denohet nderhyrja e policise kosovare ne veri te Kosoves. Kunder ketij propozimi ishin ambasadoret e vendeve perendimore te cilet bllokuan iniciativen ruse.

Ne kete takim ishin edhe ministrat e Jashtem te Kosoves dhe Serbise Enver Hoxhaj dhe Vuk Jeremiq. Ministri i Jashtem kosovar fajesoi Serbine per nderprerjen ne vere te dialogut per ceshtjet teknike. Beogradi ishte ai qe ka bojkotuar takimet e parashikuara te zhvillohen ne vere dhe nuk ka pranuar vulat e Kosoves qe e ka detyruar qeverine e Kosoves te ndermarre masat e reciprocitetit ndaj mallrave te Serbise. Si pasoje erdhi vendimi per dergimin e njesise speciale policore ne veri te Kosoves.

Forcat serbe perdoren armet Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Enver Hoxhaj

Ne derguam keto forca ne kufijte e veriut jo per ti trazuar qytetaret apo per ti sulmuar ata por per te perforcuar masat e reciprocitetit ne tregti pasi qe me pare deshtuan te gjitha perpjekjet per te negociuar ceshtjen nenvizoi Hoxhaj duke e quajtur kete si sfiden me te madhe per paqen ne Ballkan ne disa vitet e fundit.

Sipas tij strukturat ilegale serbe kane perdorur eksplozive arme automatike dhe snajpere kunder policise kosovare policise se EULEX-it dhe KFOR-it. Nje polic i Kosoves u vra nga keta ekstremiste dhe kriminele qe financohen nga Beogradi dhe aktivitetet kontrabande Status quoja dhe vazhdimi i konflikteve nuk jane te pranueshme aspak. Nuk ka me kthim ne situaten para 25 korrikut. Pas 12 vitesh ka ardhur koha qe Serbia te shperbeje strukturat paralele dhe te kuptoje se duhet te vendose raporte me nje shtet te ri si shtet partner dhe fqinj theksoi Hoxhaj duke shtuar se policia e Kosoves nuk ka perdorur dhune Ka qene qeveria e Serbise ajo qe ka kryer akte dhune perbrenda territorit te Kosoves. theksoi Hoxhaj

Serbia akuzon Kosoven

Me tone krejt te tjera u shpreh ministri i Jashtem serb Vuk Jeremiq i cili akuzoi qeverine e Kosoves per nderhyrje te dhunshme ne veri te vendit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vuk Jeremic

Ministri i Jashtem serb i quajti si plotesisht te papranueshme aksionet e njeanshme te qeverise kosovare. Nderhyrja e policise ne veri te Kosoves sipas tij ka destabilizuar gjendjen Ishte ky nje vendim i menduar mire i udheheqesise secesioniste shqiptare qe te organizoje nderhyrje te armatosur ne veri te Kosoves qe eshte pjese e nje plani te mbrapshte per vendosjen e nje regjimi te dhunshem dhe jolegjitim per qytetaret e kesaj pjese te krahines theksoi Jeremiq i cili perseriti edhe nje here qendrimin e Serbise ndaj Kosoves.

Dua te perseris edhe nje here qendrimin tone ndaj aktit per ndarje te njeanshme te Kosoves nga Serbia ne nuk do te njohim Kosoven ne menyre direkte apo indirekte. Ky eshte vullneti i popullit tone dhe kjo parashikohet edhe me kushtetuten tone theksoi Jeremiq.

Zhvillimet pozitive ne Kosove

Ministri i Jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj foli edhe per gjendjen e pergjithshme ne Kosove. Ai tha se Kosova eshte sot nje shtet funksional shumetnik dhe me me se shumti stabilitet politik ne Ballkan. Perparime jane shenuar sipas tij edhe ne aspektin ekonomik sundimin e ligjit dhe lemi te tjera. Kosova tani pret edhe fillimin e procesit te liberalizimit te vizave. Sa i perket pozites diplomatike ne boten e jashtme ai tha se Kosoven e kane njohur nderkohe edhe disa vende te tjera si Andora Republika Qendrore Afrikane Nigeria Guinea Konakri Benini dhe Shen Lucia. Hoxhaj tha se Kosova eshte dhe do te jete vend i lire per te gjithe kosovaret pavaresisht perkatesise se tyre kombetare.

160Autor Bahri Cani

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›