E Diel, 1 Nëntor 2026

Arid Uka pranon fajin per atentat ndaj ushtareve amerikane ne Frankfurt

Qe ne fillim te procesit 21 vjecari Arid Uka pranoi fajin per atentat ndaj ushtareve amerikane. Jane te verteta pohimet e aktuakuzes. Une kam dashur ti vras ushtaret deklaroi Uka duke shtuar se vetem pak kohe pas vrasjes se ushtareve amerikane e ka kuptuar se sa e pakuptimte ishte vepra e tij. Ne deklaraten e tij ai kerkoi falje per vepren e kryer.

Arid Uka i lindur ne Kosove duhet te pergjigjet per vrasje te dyfishte dhe tentative te trefishte vrasjeje. Prokuroria shpjegoi se pervec dy ushtareve te vrare dhe dy te plagosurve i akuzuari ka dashur te qelloje edhe nje ushtar tjeter amerikan por plumbi ka mbetur i ngujuar ne pistolete.

Pak pas kryerjes se vepres atentatori ishte kapur ne aeroportin e Franfkurtit. Prokuroria vleresoi se atentatori ka vepruar si nje person dhe jo si anetar i ndonje organizate apo grupi. Ai ka qene nen ndikimin e fuqishem te propagandes se xhihadit ne internet. Sipas shpjegimeve te tij ai ka pare ne internet sjellje brutale te ushtareve amerikane te cilet tregoheshin duke plackitur nje shtepi dhe duke dhunuar tri vajza. Atentatin ndaj ketyre ushtareve e ka kryer vetem per faktin qe ishin pjesetare te kontingjentit ushtarak amerikan ne kuader te misionit ISAF ne Afganistan. I akuzuari kercenohet me burgim te perjetshem.

Autor Bahri Cani

Redaktoi E. Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›