A do të kandidojë Palin?
Për disa muaj me radhë, Sarah Palin, ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e kandidimit për presidente në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, por ende nuk ka vendosur.
Palin ka thënë nëpër intervista se ndoshta do t’i duhet të vendosë deri nga fundi i shtatorit, ndërkohë që analistët politikë do të mbajnë sytë hapur në takimin e kësaj jave të Tea Party në shtetit Iowa, ku Palin do të mbajë fjalim.
Komisioni i veprimit i Palin publikoi një video, të bazuar në udhëtimin e saj të fundit në Iowa, çfarë ka shtuar spekulimet se ajo është gati të hyjë në garën republikane për emërimin e kandidaturës për presidente.
Palin ishte kandidatja republikane për postin e zëvendës presidentes në zgjedhjet e vitit 2008 dhe me shpejtësi krijoi një mbështetje mes votuesve social konservatorë të lëvizjes Tea Party për një qeveri të vogël.
Por Palin është lënë në hije nga konkurruesit presidencial të këtij viti, si kongresistja nga Minnesota, Michaele Bachmann dhe guvernatori i Teksasit, Rick Perry, i cili ka kaluar në krye të fushës republikane në bazë të një ankete të fundit.
Ish-këshilltari i lartë i ish-presidentin George W. Bush, Karl Rove, i tha kanalit televiziv Fox News, se Palin duhet të vendos së shpejti nëse kërkon të bëhet kandidate për zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2012.