E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çip elektronik për të huajt në Gjermani

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 12:50

Më 1 Shtator në Gjermani hyn në funksion chipi elektronik për të huajt. Në kartën elektronike është memorizuar krahas fotos biometrike, gjurmëve të gishtërinjve të poseduesit të kartës, edhe një kod personal.

Leja elektronike e qëndrimit për të huajt, e njohur me shkurtimin EAT, që shkojnë në Gjermani nga shtetet jo-anëtare të BE-së, është një gjë e kushtueshme.

110 Euro është tarifa e aplikimit të saj.

Si më parë leja e qëndrimit në letër, ajo aplikohet tek zyra përkatëse e të huajve.

Procedura zgjat gjashtë javë, njofton Zyra për Migracionin dhe Refugjatët në Gjermani, kjo për shkak se chipi plastik prodhohet në Shtypshkronjën Federale të Berlinit.

Kush do ta zgjasë lejen e qëndrimit, duhet të paraqitet personalisht si në aplikimin e saj, ashtu edhe në dorëzimin e lejes elektronike.

Kjo vlen edhe për fëmijët. Që nga mosha gjashtë vjeç, ata duhet të nënshkruajnë vetë aplikimin për lejen elektronike.

Ndërsa ata nën gjashtë vjeç nuk duhet të paraqiten patjetër, por autoriteti përkatës duhet të bindet për ekzistencën e fëmijës, thotë Philipp Spauschus, zëdhënës në ministrinë e Brendshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›