Lezhë- Po riparonte një defekt dhe ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën punonjësi i OSHEE

Një punonjës i OSHEE-së ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Rrile, në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, elektricisti M. P. 27., vjeç ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës, duke pësuar dëmtime fatale.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë.
Informacion paraprak/
Rreth orës 09:40, shtetasi M. P., 27 vjeç, me profesion elektricist, gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë të energjisë elektrike në fshatin Rrilë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/