Në Platformën serbe ka gjëra që shkojnë në drejtim të mirë

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vensan Dezer ka deklaruar se në takimin me presidentin serb, Tomisllav Nikoliq i është prezantuar Projekt platforma për Kosovën, se në te ka gjëra të cilat shkojnë në drejtim të mirë dhe disa që janë të vështira, dhe ka paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhshme do t’i jap komentet për atë dokument.
Dezher ka deklaruar për Radiotelevizionin e Serbisë se “ky nuk është dokument i finalizuar, për atë tek do të debatohet, dhe se versioni i parë i Platformës, për momentin, i ndahet një numri të caktuar të njerëzve në Beograd që të këmbehen mendimet mbi atë dokument, raporton RTK.
“E kemi shikuar Platformën dhe tash nuk do të hyja në analizën e hollësishme të gjithë asaj, por është e qartë se ekzistojnë disa gjëra për të cilat vlerësoj se shkojnë në drejtim të mirë, por ka edhe diçka që është e rëndë”, ka thënë shefi i delegacionit të BE në Serbi.
Ai ka thënë se delegacioni i BE ka përsëritur në bisedë me presidentin, se BE është e përkushtuar vazhdimit të procesit të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe është me rëndësi të bëhen hapa të ri.
“Duhet kushtuar vëmendje të gjitha çështjeve që gjinden e në rendin e ditës”, ka thënë Dezer duke vu në dukje se në Samitin e udhëheqësve evropian, në Bruksel, është marrë vendimi i rëndësishëm dhe se Këshilli i Evropës e ka caktuar hartën e qartë se si të futet Serbia në fillimin e negociatave.
Diplomati i BE ka thënë se në mars do të mbahet takimi ku do të vlerësohet përparimi i dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe pastaj është e mundshme të caktohet data për fillimin e negociatave.
“Ky ka qenë moment i mirë që me presidentin t’i këmbejmë mendimet për të gjitha ato probleme”, ka thënë Dezer duke theksuar se në bisedë me Nikoliqin mjaftë kohë i është kushtuar dialogut, por edhe asaj si mund të ndihmojë Platforma në hapat e ri, në procesin e normalizimit të raporteve midis Beogradit e Prishtinës.