E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria merr vendim të fshehtë për akomodimin e Shalës

Ekzekutivi i vendit ka marrë vendim që koordinatori i dialogut, Blerim Shala, të vendoset me zyrë afër kryeministrit Hashim Thaçi.

E rroga e tij do të jetë 1 mijë e 30 euro, shkruan koha. Ky vendim nuk është publikuar edhe është mbajtur larg medieve.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë se nuk ka qenë pjesë e mbledhjes së fundit të Qeverisë.

Koordinatori i dialogut, Blerim Shala, pos që do të ketë zyrë afër kryeministrit, do të ketë të drejtë të emërojë edhe një shef të kabinetit i cili do të ketë rrogën në nivel të njëjtë me një këshilltar politik, një asistent dhe një shofer, të cilët do të kenë rrogë ekuivalente me nëpunësit nëpër ministri./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›