Selimi: Ramush, mos shko!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvëndosje, Rexhep Selimi ka kërkuar nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj mos të hyjë në bashkëqeverisje me PDK-në, por të angazhohët për rrezimin e saj.
Selimi ka thënë se janë dy variante për rrëzimin e Qeverisë aktuale.
“Rrëzimi i Qeverisë mund të bëhet në dy variante. E para, Qeveria duhet të kuptojë se është duke qeverisur keq dhe të japë dorëheqje. E dyta, duhët të bashkohen forcat opozitare e të rrëzojnë Qeverinë”, ka thënë Selmi, duke kërkuar nga Haradianj mos të hyjë në këtë Qeveri për ta përforcuar, shkruan “Epoka e Re”.
“Ramush Haradinaj dhe AAK-ja votën për pushtet duhet ta kërkojnë nga qytetarët e jo nga qeveritarët sepse qytetarët do t’ia japin atë që e meriton”, ka thënë Selimi./Indeksonline/